Miratimi i buxhetit nga Kuvendi Komunal për vitin 2023, hap i rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit

Gjilan – Buxheti i miratuar prej 32,599,281.00 euro, është me rritje prej 3,524,002.00 euro në krahasim me vitin aktual 2022. Burimet e financimit të këtij buxheti janë, prej Grandit të Buxhetit të Kosovës janë planifikuar 27,646,695.00 euro dhe 4,952,586.00 nga të hyrat vetanake të Komunës ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Ky buxhet është planifikuar të shpenzohet në pesë kategori ekonomike.
Për pagat në Arsim, Shëndetësi dhe Administratë janë planifikuar 15,819,573.00 euro apo 48,53% e buxhetit.

Për mallra dhe shërbime 6,502,750.00 euro 19.94% , për shpenzime komunale 646,800.00 euro 1.98%.

Për subvencione janë buxhetuar 1,195,000.00. Për bujqësi, bursa, OJQ, sportistë e rini, teatrin dhe shëndetësi.

Ndërsa për investime kapitale janë planifikuar 8,435,158.00 euro apo 25.88%, për projekte në infrastrukturë publike.

Buxheti komunal për vitin 2023, është i orientuar në tri aspekte.

  1. Zgjidhjen e problemeve elementare me të cilat ende përballen qytetarët e Gjilanit dhe kategori të ndryshme të shoqërisë tonë. Te infrastruktura për ujësjellës, kanalizim, trotuare, ndriçim, qentë endacak, mirëmbajtje të rrugëve parqeve etj. Te arsimi në investime për efiqiencë elektrike, për sistem të ngrohjes, laboratorë e kabinete të ndryshme në shkollat e Gjilanit. Hapjen e puseve për të siguruar ujë të pijshëm për nxënësit në secilën shkollë të Gjilanit. Te shëndetësia për furnizim të rregullt me barna esenciale dhe shërbime të reja për pacientët.
  2. Aspekti dytë ku kemi orientuar buxhetin komunal për vitin 2023, Investime të projekteve zhvillimore, si në: Asfaltimin e rrugëve dhe ndërtimin e trotuareve bashkë me ndriqim publik, parqe të reja, sheshin e ri, tregjet e reja të vogla. Te arsimi në ndërtimin e fushave të reja sportive, çerdheve të reja, laboratorëve nëpër shkollat e Gjilanit. Te shëndetësia po ashtu ndërtimin e ambulantave të reja, blerjen e pajisjeve të reja, hapjen e laboratorëve të reja në ambulantat nëpër disa nga fshatrat e mëdha.
  3. Aspekti tretë i yni është te bashkëpunimi me donatorë të ndryshëm për bashkëfinancim të projekteve, ku kemi planifikuar mbi 1.5 mil euro. Projekte që lidhen me donatorët: Banka Botërore, USAID, GIZ, Bashkimi Evropian, Fondet e IPAS dhe plotë donatorë tjerë që komuna e Gjilanit është duke bashkëpunuar me qëllim të përfitimit në projekte që do të investohen në komunën tonë.
    Investimet kapitale të planifikuara të realizuara në vitin 2023, janë bazuar në kërkesat, nevojat dhe prioritetet e qytetarëve të Gjilanit.
    Për herë të parë kemi organizuar dhe mbajtur 18 dëgjime publike me qytetarë, për të diskutuar lidhur me planifikimin e buxhetit. Kemi mbajtur takime të veçanta me afaristë, fermerë, personel të Arsimit, personel të Shëndetësisë, komunitetet pakicë, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët, studentë, sportistë, artistë e të tjerë.

Kemi punuar si grup punues edhe me të gjithë drejtorët e zyrtarët komunal profesionist, për planifikimi të buxhetit, në përkrahje edhe të USAID, OSBE, UN Women, Demos-it, Asociacionit të komuna të Kosovës, OJQ-ve dhe Ministrisë së Financave, të cilët i falënderojmë për kontributin e tyre. Në veçanti të gjithë asambleistët e Kuvendit Komunal për miratimin e këtij buxheti.

Për detajet tjera të buxhetit të miratuar nga Kuvendi Komunal, pas disa dite, mund të informoheni në faqen zyrtare të komunës së Gjilanit./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS