Miqësi politike mes “Vëllezërve”

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Përparim Sadiku – Filozofia e miqësisë politike nuk është ndërtuar mbi “mendje të ngrira”, por mbi “mendje të ndritura”!. Shqiptarët nuk duhet ngelin peng të historisë së kaluar, por duhet ta ndërtojnë diplomacinë e modernitetit. Diplomacia moderne nuk njeh armiq, madje edhe armiqtë mundohet t`i bëjë “miq”!…

Përderisa popullata turke është shumica myslimane e pushteti centralistë, kurse ajo amerikane shumica katolike e pushtet demokrat, është paradoks i llojit të vet të mendohej një bashkëpunim mes Amerikës dhe Turqisë, kur kem parasysh se në asnjë pikëpamje shoqërore nuk lidhen këta dy popuj të mëdhenj. Por ja që bashkëpunimi Turqi-Amerikë është në nivelin e mirë politiko – strategjik….

Një bashkëpunim i tillë politiko-strategjik mes Amerikës dhe Turqisë interes jetik ka depërtimin e politikës amerikane mbi shtetet e Lindjes, por ka edhe reflektimin e Turqisë mbi Ballkanin. Që Ballkani të ketë rahati të qëndrueshme politiko – shoqërore, Amerikës i nevojitet një investues i besueshëm politiko – ekonomik në Ballkan, që si i zgjedhur dhe me mundësi investimi mbetet Turqia. Prandaj, nuk duhet t`i frikohet askush madje as vet shqiptarët rikthimit të Turqisë në Ballkan, përkatësisht në trojet shqiptare, ngase ky rikthim nuk është pushtues klasik, porse pushtues ekonomik po!.
**********

Se i “djegi” Serbisë pse Erdogani shpalli bashkëpunimin vëllazëror mes shqiptarëve dhe turqve kjo nuk është për tu çuditur, ngase Serbia i frikohet faktorizimit të shqiptarëve në Ballkan, madje kërcënim për Serbinë është çdo bashkëpunëtor i shqiptarëve prej miqsh. Por, mbetet e pakuptimtë dhe e pa sqaruar pse reagoj kisha katolike shqiptare në Kosovë, athua ku i “djegi” kësaj…

Nuk duhej duket paradoksale një bashkëpunim i tillë mes shqiptarëve e turqve, madje bashkëpunim vëllazëror edhe pse dikur kemi qenë të pushtuar nga Perandoria Otomane!… Po ta shikojmë në kontekstin e politikës së sodit ndikimi i shteteve të mëdha mbi shtetet e vogla sot, nuk dallon shumë nga pushtimi i Perandorisë Otomane mbi Ballkanin, apo mbi shqiptarët dikur, përveçse ai i Otomaneve ishte një pushtim klasik. Nuk e them këtë për të shtrembëruar Historinë e Popullit Shqiptar, përkundrazi për të gjykuar drejtë, ngase përderisa nën pushtimin Otoman kishte udhëheqës shqiptar deri në nivelin e kryeministrave, edhe në kohen e demokracisë dhe pavarësisë politike sot, udhëheqësit tanë politik, duke filluar nga kryetarja e kryeministri padyshim që nuk i zhvillojnë politikat si thotë populli po si thotë “pushtuesi demokrat”(Amerika aleate), madje jo vetëm i shqiptarëve!…

Fundamenti

Është pak irituese t`i thuhet vëlla “pushtuesit” të dikurshëm, por duke pas parasysh që për disa shekuj kemi jetuar bashkë me ta nuk është paradoks të dalim vëllezër, madje sot në Turqi jetojnë më shumë se tri Kosova shqiptare! Pra lidhja jonë me Turqinë nuk është vetëm politike, por edhe familjare, madje nëse thuhet se edhe Erdogani është shqiptar nuk është për tu çuditur ngase “fara” është përzierë që moti!…
**********

Filozofia e miqësisë politike nuk është ndërtuar mbi “mendje të ngrira”, por mbi “mendje të ndritura”!. Shqiptarët nuk duhet ngelin peng të historisë së kaluar, por duhet ta ndërtojnë diplomacinë e modernitetit. Diplomacia moderne nuk njeh armiq, madje edhe armiqtë mundohet ti bëjë “miq”!…

Ne shqiptarët nuk i kemi punët keq nëse na “dashuron” Turqia, madje kësaj radhe na duket një “dashuri” më romantike se dikur!. Me Turqinë na lidh e kaluara historike, e tashmja politike dhe do na lidh e ardhmja ekonomike. Shqiptarët në Ballkan janë të fortë kur kanë miq të fortë, siç është Turqia!…

Historia mban mend shumë vende e popuj që dikur kanë qenë në luftë me njëri tjetrin, ndërsa sot janë një nga aleatët më të ngushtë të njëri tjetrit (si p.sh, Amerika me Anglinë), apo siç po provohen të krijohen “miqësi” shqiptaro-sllave. Prandaj marrëdhëniet e mira politiko-ekonomike, por edhe familjare, apo siç është bërë zakon të thuhet vëllazërore mes shqiptarëve dhe turqve duhet t`i kultivojmë edhe më shumë!…