RCCOLA

Shpërngulja me dhunë e shqiptarëve dhe lufta për pushtet në federatën jugosllave

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sami Arifi – Pushteti i Josip Broz Titos mbështetej nga forca e OZN-së (Odelenje za Zashtitu Naroda) Sektori për Mbrojtjen Popullore që më vonë u shndërrua në UDB (Uprava Drzavne Bezbednosti) Drejtoria e Sigurimit Shtetëror, ishte edhe Shërbimi Kontrainformativ Ushtarak (KOS). Ministër i Brendshëm ishte një antishqiptar i njohur, Aleksandër Rankoviq, ku, nga Tito u caktuar në këtë ministri. Në anën tjetër Tito kishte emëruar Ministër të Bujqësisë së RSFJ (Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë), Vasa Çubriloviqin, ku ai „kinse“ për heqjen e problemit që paraqesin pakicat kombëtare në Jugosllavinë e Re, ia dorëzoi Titos elaboratin për pakicat kombëtare të cilat jetonin në Jugosllavi, posaçërisht për shqiptarët si dhe mënyrën e shpërnguljes së tyre për në Turqi.

Elaborate të këtilla nga akademitë serbe kishte edhe shumë më herët, të cilat elaborate, për shpërngulje me dhunë ishin vuar në funksionim që nga viti 1877-1878, po edhe më parë, posaçërisht në këto vite (1877-1878) në të ashtuquajturin vendi Arnautllëk, pra, në Sanxhakun e Nishit u shfarosën shqiptarët nga dhuna e pushtetit serb për 26 ditë, 714 katunde e 6 qytete. Vetëm gjatë viteve 1919-1933 nga mbretëria jugosllave ishin likuiduar fizikisht 50.000 shqiptarë dhe ishin shpërngulur mbi 200.000.

Ndër anëtarët më famëkeq dhe më i squar që bëri ogurzi ndaj shqiptarëve në klubin serb, “Klubi Kulturor Serb në Beograd”, ishte Vasa Çubrilloviq, një ish anëtar i “Mllada Bosna”, një grup terrorist të rinj, që e kishin përgatitur atentatin kundër arkidukës Franc Ferdinantit më 1914, tashmë ai në Universitetin e Beogradit ishte një historian shumë i nderuar…

Vasa Çubrilloviqi ishte elaborues i shpërnguljes së shqiptarëve në vitin 1938, tashmë Tito e kishte caktuar Ministër të Bujqësisë së RSFJ-së. Me një fjalë po vazhdonte Konventa jugosllavo turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi përmes marrëveshjes së ashtuquajtur “Xhentollmente“ në vitin 1953 të nënshkruar në Split në mes Ministrit të Punëve të Jashtëme të Turqisë, Fuad Kypril dhe Presidentit të RSFJ-së Josip Broz Titos të nërsyer nga Çubriloviqi.

Metodat që aplikoheshin për shpërnguljen e shqiptarëve ishin: Aksioni i mbledhjes së armëve në Kosovë (1955-1956) i cila aksion ishte masë represive e pushtetit serb në Kosovë,… e ashtuquajtura „Reforma Agrare”, pastaj “kinse“ tepricat e misrit apo të grurit për ushtrin jugosllave, e cila sjelli zinë e bukës për shqiptarë, dhe krejt këto së fundi si rezultat i

kolonizimit të trojeve shqiptare me kolon serbo-malazez…

Uji Dea

Në aspektin pozitiv për shqiptarë ndikoj mjaft shumë, lufta për pushtet në federatën jugosllave, edhe rezistenca, kundër pushtimit të egër serb në trojet shqiptare, e grupeve të organizuara politike të shqiptarëve, si ajo e LNDSH (Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare, anëtarët e së cilës nuk i shpëtuan syrit famëkeq të UDB-së, një numër i të cilëve u dënuan me pushkatime nga pushteti serbo-sllav…

Në vitin 1958 dënohet Adem Demaçi me pesë vite burg, në vitin 1964 dymbëdhjetë anëtarë të organizatës „Lëvizja Revolucionarëve për Bashkimin e Shqiptarëve“ në krye me Adem Demaçin nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dënohen me gjithsejtë 130 vite burgim të rënd.

Në mobilizimin e popullit shqiptar për ta kundërshtuar okupimin e egër serbo-sllav ndikojë organizata „Bashkimi i Trojeve Shqiptare me Shqipërinë të Pushtuara nën Jugosllavi“, e cila organizatë fillimisht quhej quhej: “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë“, kjo Organizatë veproi gjatë viteve 1960-1961. Nismëtarët e kësaj Organizate ishin: Kadri Halimi, Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha, të cilët qysh më parë kishin përjetuar kalëvarin e Goli Otokut në vitet 1952-1954 (Kadri Halimi dhe Ali Aliu), ndërsa burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit e përjetoi Ramadan Hoxha. Veprimi i kësaj Organizate për çështjen shqiptare ishte në tërë territoret shqiptare që ishin nën federatën jugosllave, e cila organizatë, nuk i shpëtoi syrit famëkeq të UDB-së, pjesëtarët e organizatës, mbi 40 anëtar që vepronin në tërë trojet shqiptare të okupuar nën Jugosllavi, u dënuanë me dënime të rënda drakonike.

Aleksandër Rankoviqi përveç që kishte një ashpërsi të pafund kundër shqiptarëve ai synonte kapjen e majës së shtetit, prandaj kishte filluar lufta e ashpër për pushtet në federatën jugosllave në mes Josip Broz Titos me toborrin e tij dhe Aleksandër Rankoviqit për dominim të serbëve mbi popujt tjerë të kësaj federate. Rankoviqi kishte përgatit atentat kundër Eduart Kardelit që mbeti vetëm si tentim likuidimi në vitin 1959, pastaj përgjimi i kabinetit dhe dhomës së fjetjes së Titos e shumë gjëra të tjera…

Tito ndërmori masa në ministrit e RSFJ-së duke i shkarkuar ata nga ministritë, së pari e largoi nga posti njeriun më të besuar të Aleksandër Rankoviqit, Vojin Lukiqin, që ishte sekretar federativ i Punëve të Brendshme, gjithashtu me hapa të sigurt formon Komisionin Special Sekret të Byros Politike të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë në përbërje të cilit ishin: Kërste Cërvenkovski, kryetar, Bozho Jovanoviq, Gjuro Pucar, Dobrivoje Radosavleviq, France Popit dhe Mika Tripallo, i cili komision ishte nën përkujdesjen e Eduard Kardelit, Petar Stambolliqit e Vlladimir Bakariqit.

Ky komision kishte hartuar raportin në të cilën pasqyrohej puna e organeve të sigurimit shtetëror. Në Plenumin e Brioneve, më 01 korrik të vitit 1966 pas raportit të diskutimeve dhe fjalës së Titos, Rankoviqi eliminohet nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme, nënkryetar i RSFJ-së, dhe nga funksionet politike nën akuzën “e praktikave diskriminuese dhe ilegale” që kishte përdorur në pozitat e sigurimit shtetëror së bashku me përkrahësit e tij. Në vend të Rankoviqit emërohet Koqo Popoviqi, poashtu largohet edhe Sfetisllav Stefanoviqi. Kjo ishte përplasje në mes tyre për pushtet pala e Titos për t’ju dhënë kompetenca më shumë republikave, pala tjetër me Rankoviqin për të dominuar Serbia mbi republikat tjera. Serbia e konsideron këtë si koalicion kundër saj…