FIDANISHTJA

Meriton Korenica gjen golin në fitoren e Clujit – atë ia dedikoi babait të tij të ndjerë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

CFR Cluj ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në udhëtim ndaj Universitatea Craiova në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit rumun.

Në këtë sfidë shenja la edhe reprezentuesi kosovar Meriton Korenica i cili shënoi golin e dytë për mysafirët.

Korenica u fut në lojë në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 74-të, dhe ndikimi i tij ishte i menjëhershëm.

Ai shënoi gol në minutën e 87-të duke çuar shifrat në 2-0 në të mirë të Clujit pas asistimit nga Peter Michael, duke ia dedikuar atë babait të tij i cili kohë më parë ndërroi jetë.

FIDANISHTJA

Krahas faktit që u paraqit për vetëm 16 minuta, Korenica ishte në mesin e lojtarëve më të mirë të Clujit në këtë sfidë, ku u vlerësua me notën 7.4 nga Sofascore.

Për Korenicën ky ishte vetëm goli i tij i dytë në këtë sezon të ri të garave në Rumani, teksa ka edhe po aq asistime.

Përndryshe Cluji po kalon në një formë të mirë këtë sezon ku pas javës së 18-të ata janë lider në elitën e futbollit rumun me 31 pikë, por me një ndeshje më shumë se Universitatea Cluj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.