FITORJA

Kosova bën ngritje historike në renditjen e FIFA-s, hyn në Top 100

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kombëtarja e Kosovës ka bërë përparim historik në renditjen e FIFA-s.

Dardanët kanë përparuar për dy pozita në ranglistën e re, e cila u publikua sot.

Me këtë rast, ekipi i Franco Fodës kalon nga vendi i 101-të për të hyrë për herë të parë në Top 100-she, respektivisht duke e zënë vendin e 99-të me 1219.82 pikë.

Përpara Verdhekaltërve është Bjellorusia, kurse prapa tyre Armenia.

Kosova e mposhti Lituaninë me rezultat 1:0 në muajin nëntor, ndërsa me Rumaninë bëri paraqitje fantastike dhe rezultati ishte i barabartë deri në minutat shtesë, 0:0, në atë ndeshjen e ndërprerë shkaku i thirrjeve raciste të rumunëve, të cilën më pas UEFA e regjistroi me rezultat zyrtar, 3:0.

UBT

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare nuk ka lëvizur vendi.

Kuqezinjtë, përkundër humbjes nga Ukraina, 1:2 dhe barazimit me Republikën Çeke, 0:0, mbetën në vendin e 65-të.

Skuadra e Sylvinhos rrethohet nga Jordania, të cilën e ka përmbi, ndërsa Burkina Fason e ka përfundi.

As në Top 5 të renditjes së FIFA-s nuk pati ndryshime. Kampionia e botës, Argjentina vazhdon të prijë, e ndjekur nga nënkampionia Franca, të cilat pasohen nga kampionia e Evropës, Spanja, si dhe nga Anglia e Brazili. /express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.