United Hospital

Me pak fjalë

/ 2 minuta lexim
HW

Poezi nga Demush Mehmeti

Kam shumë nga vargu im me ju dua ta ndaj
Thurrur me fjalë të zgjedhura
Në përmasën e times masë
Zjarr i ndezur në bërthamë zemre
Dritë dite më buzëqeshje e lot
Ëdërr e bukur e netës së gjata dhe gjamë!

ME NJË FRYMË

Ecëm si mundëm dhe si ditëm
Ram e u ngritëm
Këtu arritëm

Ecëm dhe u ndalëm
Diçka bëmë diçka mbet
Me tonin hap
I joni fat

Folëm me dhe pafrymë
Me një frymë!

SHQETSIME

Me fytin tonë të thar e djegur zjarmie
Ngulfatjët na mbetën në fyt
Belbëzimet ngatrrohen
fjala për ngutë na mbeti në buzë

Flakrojnë sytë djegur zjarr hidhrimi
Me mimikën pamje brendie
Buzëqeshja lëndohet
Gjuha zgjidhët shpërthen me duf.

SHTRIRË SHTATIT TËND

Kot do e lavdrojmë natën për qetësinë e saj
Varr do dukej pa tëndën aromë

Fundamenti

Pa dashurinë tënde gjumi s’ka kuptim
Nuk do mundja as t’i mbylli sytë

Me frymën tënde ndjehem i qetë
Dhe mos flejsha tërë natën s’ka dert

Zgjuar do rri t’i numëroj frymëmarrjet tua
Me ëndrrën time shtrirë shtatit tënd

JE ME NE APO ME ATA

Djall të tërbuar sikur i hypëm në shpinë
Bujshëm i shalojmë ligësit
Me të drejtën trimëri bëhet shaka
Thollohet filozofia bëhet pe
I pshurrët kuptimin liris

Të padëshiruarat ëndrra i ujshëm
Me hamendjet tona trullosja sundonë
Skutav errsirë e keqja bënë folenë

Besoj n’pasqyrë drite do vritet shemtia
Dritë fobi për të tërbuarit çakej
Vazhdon slogani je me ne a me ata
Me gjakun e Agimit liria lanë sytë!

PELEGRINAZH I ZAKONT

Aty ku të bukurat zana mali mbetur veja
Trimat e mbetur foshnje i rritën pa lot
Aty isha thitha ajr jetë mushkrie
Piva ca gllënjka uji me shije ashti
Aromë fosilesh prehur nën dhe

Hëngrëm ca petulla të tymosura flije
Gatesë me rena dashnie
Pjekje me zjarr lisi prerë në Karadak
Misrishten kujtim urie se shtina në gojë

Më e dëshiruar fjalë më mbeti në fyt
Shkel e shko s’thuhej dot
Aty në arenë krenarie
Faltore meditimi plegrinazh i zakont !

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.