RCCOLA

Mall për vendlindjen

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Cikël i poezive nga Enver Sahiti

Mërgimi

1. Do rri e nuk do shkoj

Nuk do të iki
Do jemi ende bashkë me ju
Nuk do të iki nga kjo botë
Do rri e do jam këtu.

Do rri mes malesh
me plisin e bardhë mbi kry
Mes fushave e brigjeve
të gjelbëruara që rriten gjithnjë.

Do rri mes fushës e maleve
të arbrit që u skuqen ndër shekuj
për tokën e të parëve në Iliri
E me gjakun e derdhur për flamur e liri.

Nga ai gjak
që sot lulëkuqet lulëzojnë,
Aty ku mbijnë dhe rriten
me ngjyrën vetëm kuq e zi
Do rri aty ku i thonë Shqipëri.

Enver Sahiti
02.10.2022
Wien-Östereich.

2. Sa botë e vogël

Me hapa gërryej rrugëtimin tim
drejt kryqezimit të rrugëve pa orientim,
Sa botë e vogël më je,
as hapërimin s`mundë ta shtrijë.

Humbet rruga para syve
nga drita vezulluese
si pedale kurore trëndafili
në majë të degës së sajë.

Mobi Casa

Enver Sahiti
21.09.2022
Wienna Östereich.

3. Rrugëtim larg lindjes

Ta ktheva shpinën
Në rrugën per n’mergim
Si një zog shtegtar
Do të kthehem përsëri.

Rrugë e vështirë kjo e mërgimit
Larg vendit ku lindja e diellit ka kuptim
Ditët dhe netët ketu nuk ndalen
Ikin dhe treten në pa mbarim.

Brengë e mall përherë
Si eshkë e ndezur thellë në zemër
Për jetën qe larg vendit e bëjmë
Për një të ardhme qe s’ka emër.

Enver Sahiti
18 Shtator 2022
Wienë Auastri.

4. Mall në zemër

As largësi e as pleqëri
Nuk jan aspak qe të pengojnë
Kur nga zemra të lindë një afsh
Për atë vend që ti kujton.

Mëngjese të freskëta
N’këtë fillim vjeshte n’perendim
më ligështojnë me mallin
qe me shfaqet pa mbarim.

Edhe shirat qe po bien rreke
Nuk e kanë ngrohtësinë si n’atdhe
Janë të ftohtë e te djegin shpirtin
Për atë ngrohtësinë e vendit tim.

Enver Sahiti
20.09.2022
Wien Ostereich