GRANDEMALL

Mbahet “Karvani Shëndetësor” për ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve mbi sëmundjet jo ngjitëse

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me AQH, organizuan aktivitetin “Karvani Shëndetësor” të dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimin e qytetarëve mbi sëmundjet jo ngjitëse. Hekuran Rapuca u. d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se ky aktivitet kishte për qëllim ofrimin e edukimit shëndetësor dhe informacioneve të nevojshme mbi parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të tilla, duke përfshirë diabetin, hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet e frymëmarrjes.

Rapuca, shtoi se nëpërmjet këtij karvani, qytetarët kishin mundësinë të marrin këshilla nga profesionistët shëndetësorë, të informohen mbi faktorët e rrezikut, dhe të mësojnë mënyra të shëndetshme të jetesës që ndihmojnë në parandalimin e këtyre sëmundjeve.

Uji Dea

U. d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, theksoi se aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe miqësore, duke lejuar qytetarët të marrin informacionin e nevojshëm për të përmirësuar shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre.

“Ky bashkëpunim mes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe AQH-së tregon rëndësinë e organizimit të aktiviteteve informuese për qytetarët dhe përkushtimin për një komunitet më të shëndetshëm”, tha Hekuran Rapuca./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.