AAK paraqet vizionin për menaxhimin strategjik të burimeve ujore për Gjilanin
Gjilan – Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të marrë njohuri më të thelluara mbi sfidat dhe zgjidhjet në sektorin e ujit, si dhe për të parë përkushtimin e qartë të AAK-së, për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të martën organizoi tryezën “Aleanca për Ujin”
Në këtë tryezë, kryetari i degës së AAK-së për Gjilan, z. Nazim Gagica, dhe kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, paraqesin vizionin për menaxhimin strategjik të burimeve ujore.
Po ashtu, z. Mumin Morina, koordinator i politikave për ujë, prezanton programin qeverisës, duke u fokusuar në projektet për diga të reja dhe impiantet e trajtimit të ujit.
Në mënyrë të veçantë, prezantimi më ndihmoi të kuptoj më mirë planet për regjionin tonë, duke përfshirë zgjidhjet konkrete që do të adresojnë furnizimin e qëndrueshëm me ujë për Gjilanin dhe zonat përreth.
U diskutuan projekte të rëndësishme si ndërtimi i digave të reja dhe impiantet për trajtimin e ujërave, që do të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe do të mbështesin zhvillimin ekonomik të rajonit.
Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të marrë njohuri më të thelluara mbi sfidat dhe zgjidhjet në sektorin e ujit, si dhe për të parë përkushtimin e qartë të AAK-së, për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës ka shkruar Zeki Asllani./rajonipress/