Fundamenti

Libra shqip në bibliotekën e Ystadit

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Institucionet kulturore të Republikës së Kosovës, pas shpalljes së Pavarësisë, kanë shtuar angazhimet për bashkëpunim me institucionet kulturore ndërkombëtare. Në kuadër të këtyre angazhimeve është edhe bashkëpunimi gjithnjë e më frytshëm i Bibliotekës Kombëtare-Univeristare të Kosovës me bidbilotekat e Suedisë.

Ditë më parë, drejtori i Bibliotekës Kombëtare – Universitare të Kosovës, dr Sali Bashota, i cili është edhe krijues i njohur letrar, i shoqëruar nga Sami Piraj zyrtar i Lartë në Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe nga Ahmet Bella, sekretar e Ramadan Reshitaj, anëtar i Kryesisë së Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, vizituan Bibliotekën e qytetit të Ystadit, qytet në Jug të Suedisë.

Mysafirët nga Kosova dhe shoqëruesit e tyre nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, u pritën nga Ylva Armen, drejtoreshë e Bibilotekës së Ystadit me bashkëpunëtorë. Në takim ishte edhe Charlotta Blom Rudolf, shefe e Departamentit për Kulturë në komunën e Ystadit si dhe veprimtarja Shukrije Rama – Pllashniku , e cila në shkollat e Ystadit dhe të Tomelillës punon si mësuese e Mësimit Plotësues në Gjuhën Amtare Shqipe.

Musafirët nga Kosova, që kishim marrë pjesë në Festivalin e 10 Jubliar të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë, i cili u mbajt në vigjilen e shënimit të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarëisë së Shqipërisë, për Bibliotekën e Qytetit të Ystadit, kishin sjellë si dhuratë 102 tituj librash të zgjedhur në gjuhën shqipe. Kontigjentin e librave në gjuhën shqipe e dorëzoi dr Sali Bashota, drejtor i Bibliotekës Kombëtare – Universitare të Kosovës, i cili edhe vet është krijues letrar dhe në mesin e këtyre librave ishin edhe disa tituj nga ky autor.

– Kjo dhuratë që përfshinë literaturë në gjuhën shqipe, libra që përbëjnë poezi dhe
prozë për fëmijë dhe të rritur, parasegjithash janë meritë e angazhimeve të zonjës Shukrije Rama – Pllashniku, mësimdhënëse e Mësimit Plotësues në Gjuhën amtare Shqipe në Ystad, tha duke u falenderuar për dhuratën Ylsva Armen, drejtore e Bibliotekës së Qytetit të Ystadit.Shukrija, tash disa vite me radhë punon me nxënësit shqiptarë në shkollat e Ystadit dhe të qytetit fqinjë Tomelilla. Ajo punon me mbi 40 nxënës të moshavet ë ndryshme.

Mobi Casa

– Jam shumë e lumtur që tash e tutje, nxënësit e mijë, dhe jo vetëm ata, do të kenë mundësi që të lexojnë literaturë edhe në gjuhën shqipe. Me këtë dhuratë nga Biblioteka KombëtareUniversitare e Kosovës, është pasuruar Biblioteka e qytetit të Ystadit. Dr Bashota ka bërë një përzgjedhje të shkëlqyeshme të titujve, kështu që lexuesi shqiptar në këtë pjesë të Suedisë do të ketë mundësinë që të njihet dhe të kënaqet me vlerat letrare që krijohen në Shqipëri dhe Kosovë. Këtu ka edhe libra në gjuhën angleze, monografi e publicistikë për së cilave edhe lexuesi suedez do të ketë një pasqyrë të mirë për shqiptarët dhe trojet e tyre, – thotë Shukrija. Kjo veprimtare e dalluar është ndër të rrallat femra shqiptare në Suedi, e cila ka arritur të integrohet në jetën dhe shoqërinë suedeze. Shukrije është deputete e asamblesë komunale të Ystadit tash disa mandate dhe si përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate të Suedisë, është edhe anëtare e Kryesisë së Drejtoratit komunal për Kulturë të Ýstadit. Ajo gjithashtu ka qenë dhe e ushtron edhe tani detyrën e gjyqtares porote në Gjykatën e Malmës.

Kënaqësinë me këtë vizitë nuk e mshef as Dr Sali Bashota:
– Kjo dhuratë nga Kosova për bibliotekën e Ystadit do të konrtibuojë për ndërtimin e urave të bashkëpunimit të ndërsjell mes Suedisë dhe Kosovës. Posaçërrisht është e vlershme për bashkëpunimin në sferën e bibliotekarisë. Përmes këtyre librave, kemi bërë përpjekje që të zgjedhim tituj interesant, të cilat ajnë dhuratë nga disa botues kosovar, nga të cilët prinë Botuesi ”Koha” e Prishtinës, – thotë Bashota.

Në mesin e librave të dhuruar bën pjesë edhe përmbledhja me poezi të Sali Bashotës, me titull ”När himlen tustnar” (”Kur qielli heshtë”), i botuar këto ditë në Malmë. Librin në gjuhën suedeze e ka përkthyer Gunar Barkenhammar.

Gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të këtyre librave ishte prezente edhe udhëheqsja e Departamentit për Kulturë në komunën e Ystadit, Charlotta Blom- Rudolf:
– Ne në komunë aktualisht nuk kemi pasur plane për furnizimin e bibliotekës së qytetit me literaturë në gjuhë të tjera. Aq më pak kemi pasur prioritet blerjen e literaturës në gjuhën shqipe. Por, ndjejmë kënaqësi dhe e kemi mirëpritur donacionin nga Biblioteka Kombëtare – Universitare e Kosovës. Tash biblioteka jonë është më e pasur dhe komuna falenderon donatorët, – thotë Charlotta.

Sami Piraj nga Ministra e Kulturës së Republikës së Kosovës dhe Ahmet Bella, nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, që të dy muzicientë të shkolluar, tek Charllote Blom – Rodolf gjetën një kolege profesioni. Mësuam se Charlote është gjithashtu muziciente dhe anëtare e Ansamblit Muzikor të Ystadit. Së këndejmi u bisedua edhe për mundësinë e bashkëpunimit në lëminë e muzikës.(tungch)