GRANDEMALL

Në Kamenicë mbahet konsultimi publik për Draft-Planin e Veprimit për Mekanizmin Koordinues kundër Dhunës në Familje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Grupi për hartimin e Draft-Planit të Veprimit për Mekanizmin Koordinues kundër Dhunës në Familje në Komunën e Kamenicës (2024-2026) ka mbajtur konsultimin publik për këtë dokument.

Të pranishëm në këtë konsultim ishin zyrtarë nga Drejtoritë si ajo e Bujqësisë, Shërbimeve Publike, Mirëqenies Sociale, Qendrës për Shërbime me Qytetarë, Zyrës për Integrime Evropiane, dhe të tjerë.

Në këtë takim kryesuesja e grupit punues Nazmije Demolli-Kastrati ka prezantuar Draft-Planin duke e nisur me thënien e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres: “Dhuna ndaj grave në thelb është çështje e pushtetit. Ajo do të përfundojë vetëm kur barazia gjinore dhe fuqizimi i plotë i grave do të bëhen realitet”.

Ajo ka thënë se Plani i Veprimit të Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje për Komunën e Kamenicës synon:

Uji Dea

të punojë në parandalimin e dhunës në familje dhe ngritjen e vetëdijes tek komuniteti për aspektet negative të këtij fenomeni;
të përmirësojë/ndërtojë sistemin e grumbullimit dhe shkëmbimit të të dhënave në mes të akterëve relevant;
të fuqizojë mekanizmat për reagim sa më të shpejtë ndaj rasteve të dhunës në familje dhe të përmirësojë koordinimin në mes anëtarëve të grupit gjatë menaxhimit të tyre;
të bëjë avokim dhe monitorim të zbatimit të politikave si dhe të sugjerojë ndryshime bazuar në përvojat më të mira nga terreni.

Poashtu sipas kryesues Demolli-Kastrati Plani i Veprimit të MKKDHF bazohet në tri fusha të veprimit, si:

  • Vetëdijesimi dhe Parandalimi
  • Mbrojtja dhe Koordinimi
  • Fuqizimi ekonomik, rehabilitimi dhe riintegrimi.

Pasi kryesuesja Nazmije Demolli-Kastrati ka prezantuar Draft-Planin në tërësi, është hapur diskutimi për pyetje dhe komente nga të pranishmit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.