Eko Higjiena

Presidentja sllovene mbështet Pahor për postin e të dërguarit të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar ka mbështetur përpjekjet e paraardhësit të saj Borut Pahor për t’u bërë i dërguari i ardhshëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pirc Musar së fundmi tha për mediat se Pahor është “i aftë të marrë këtë post” duke pasur parasysh përvojën e tij 17 vjeçare në poste të larta politike në Slloveni.

Ajo e cilësoi atë si një kandidat ideal, pasi siç thotë ajo, sllovenët e dinë mirë situatën në rajon dhe nuk kanë motive të fshehura.

ARKATANA

Gjatë konferencës ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor muajin e kaluar, ish-presidenti i Sllovenisë shprehu sërish dëshirën për të marrë këtë pozicion dhe u mbështet nga kryeministri Robert Golob.

Pahor së fundmi njoftoi se po punon për një draft për të vazhduar dialogun dhe për të koordinuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Giuseppe Borella, vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Quinte, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Francën, Italinë dhe Gjermaninë.

I dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës emërohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, por vendimin përfundimtar e marrin liderët e BE-së. /euronews

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.