UBT

Vritet mërgimtarja me armë zjarri në mes të rrugës në Itali

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

35-vjeçarja shqiptare në Itali dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti.

Raportohet se me me armë zjarri është vrarë, K.V., 35-vjeçarje shqiptare në Itali, shkruan albinfo.ch.

Ngjarja u regjistrua në Firence ku ajo u qëllua për vdekje në rrugë.

Nëna e dy fëmijëve u vra disa dhjetëra metra larg shtëpisë ku banonte.

Fundamenti

Sipas mediave, çdo gjë ka ndodhur në kulmin e një debati mes saj dhe ish-bashkëshortit, A.V.

Për momentin nuk ka asnjë dëshmitar okular të vrasjes. Sipas hetimeve, K.V. dhe ish-bashkëshorti kishin probleme xhelozie.

K.V. punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino, ku jetojnë shumë shqiptarë. Policia italiane është duke e kërkuar ish-bashkëshortin për ta marrë në pyetje.