Mobi Casa

Letra e sinjalizuesit për parregullsitë në drejtorinë e Arsimit në Gjilan

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në cilësinë e një sinjalizuesi nga Gjilani, po paraqes shqetësimin tim në lidhje me parregullsitë që kam vërejtur gjatë procesit të konkursit të organizuar nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan. Për shkak të situatës së ndjeshme dhe frikës nga shantazhi dhe diskriminimi, po e bëj këtë denoncim pa u identifikuar me emër. Në këtë proces, janë vërejtur disa shkelje të rënda, të cilat janë diskutuar edhe në Kuvendin Komunal dhe në disa lajme.

Letra e plotë:

Të nderuara Media

Subjekt:

Shkeljet në procesin e konkursit të DKA Drejtoria e Arsimit në Gjilan,

Të nderuara Media,

Në cilësinë e një sinjalizuesi nga Gjilani, po paraqes shqetësimin tim në lidhje me parregullsitë që kam vërejtur gjatë procesit të konkursit të organizuar nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan. Për shkak të situatës së ndjeshme dhe frikës nga shantazhi dhe diskriminimi, po e bëj këtë denoncim pa u identifikuar me emër. Në këtë proces, janë vërejtur disa shkelje të rënda, të cilat janë diskutuar edhe në Kuvendin Komunal dhe në disa lajme.

ARKATANA

Testimi me shkrim, i cili supozohej të ishte për mësimdhënësit, në fakt përmbante më shumë pyetje për drejtues dhe sekretarë shkollash, duke devijuar nga qëllimi i tij. Kjo ka bërë që një numër i vogël kandidatësh të kalojnë testin me shkrim, ndërsa disa nga ata që kanë kaluar testin, kanë përfituar nga fakti se pyetjet iu janë bërë të ditura paraprakisht.

Pas testimit me shkrim, janë vërejtur edhe shkelje të tjera të Udhëzimit Administrativ, të cilin e bashkëngjis në këtë denoncim. Konkretisht, më datë 02.09.2023, në një faqe të mediave sociale u raportuan tre kandidatë të cilët, pavarësisht se nuk e kanë kaluar testimin me gojë, janë futur në plan-programin e shkollës dhe iu janë ndarë orët e mësimit. Kjo ka ndodhur në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, ku këta mësimdhënës janë trajtuar në mënyrë të privilegjuar dhe kanë filluar punën para kohe, pa e përmbushur procesin e plotë të testimit, duke diskriminuar kështu kandidatët e tjerë.

Sa i përket lëndës së Fizikës, nuk ka pasur vend të lirë për shkollat e mesme, por vetëm për ciklin fillor. Megjithatë, një person është emëruar në plan-programin e gjimnazit “Zenel Hajdini” përkundër faktit se më parë ka qenë i punësuar në një shkollë fillore, për të cilën po ashtu bashkëngjis të dhëna.Për lëndën e Sociologjisë, kontrata e përkohshme për një zëvendësim përfundoi më 31 janar 2023, por duket se kontrata është rinovuar në mënyrë të paqartë. Ky fakt duhet të hetohet nga organet e rendit.

Në rastin e lëndës së Gjeografisë, është vërejtur se një mësimdhënës dyshohet se ka mbajtur kontrata të njëkohshme në dy komuna, duke përfituar në mënyrë të padrejtë. Duke parë këto shkelje të rënda, bëj thirrje që Prokuroria dhe Policia të hetojnë këto raste dhe që mediat t’i bëjnë publike këto fakte. Ky është një skandal i paprecedent në historinë e konkurseve arsimore, dhe duhet të ketë përgjegjësi për ata që kanë favorizuar kandidatë të caktuar në mënyrë të paligjshme.

Në historinë e konkurseve të shkollave në afatin e shtatorit të me punusuar paraprakisht pa u kry faza kalimtare sepse 2 muaj pushim veror janë për tu rregulluar me konkurs të rregullt pozita qe mungojnë ndërsa në muajt tjerë e vitit rishpallen ose shkuarja në pension zëvendësohet e mundet me hy në fazën e pranimit edhe me qen duke jap mësim po në shtator nuk ka ndodh në as një shkollë edhe pse në të gjitha këto pozita të shpallura kanë qen duke punuar deri në fund të qershorit ose deri me 31 Gusht data e fundit.

Faleminderit për vëmendjen dhe shpresoj që organet përkatëse të veprojnë në përputhje me ligjin për të ndaluar këto shkelje dhe për të garantuar barazinë e konkurrencës.

Me respekt,
Sinjalizues nga Gjilani

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.