ARKATANA

Shtatë aktakuza të ngritura për vjedhje, sulm e posedim të substancave narkotike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual’’ dhe “Kanosja”.

Hidromorava

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”./rajonipress/