Uji Dea

Lëndimet e përfshijnë Shqipërinë, ftohet Arbnor Muja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kombëtarja shqiptare nisi sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Disa prej lojtarëve kanë mbërritur në Tiranë, ndërsa grupit pritet të jetë i plotë ditën e martë.

Në seancën e zhvilluar sot në stadiumin “Air Albania” morën pjesë Ylber Ramadani, Myrto Uzuni, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Ardian Ismajli, Arbër Hoxha, Mario Mitaj, Alen Sherri, Simon Simoni, Elseid Hysaj, Andi Hadroj, Thomas Strakosha dhe Feta Fetai.

Me grupin kuqezi u bashkuan dhe një pjesë të mirë të lojtarëve të Kombëtares U-21, që janë grumbulluar në kuadër të dy ndeshjeve miqësore me Moldavinë që luhen në Shqipëri në datat 15 dhe 18 nëntor.

FSHF-ja bën me dije se Berat Gjimshiti, Keidi Bare dhe Marash Kumbulla nuk do të jenë pjesë e grupit për dy ndeshjet e nëntorit.

Uji Dea

Gjimshiti u dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Udineses, ndërsa Bare dhe Kumbulla ishin të dëmtuar dhe pas komunikimit të stafit mjekësor të ombëtares me klubet përkatëse është vendosur që futbollistët të vazhdojnë rikuperimin.

Sakaq, Rey Manaj ka mbërritur sot në grumbullim dhe i është nënshtruar menjëherë testeve mjekësore.

Pas shqyrtimit nga ana e stafi mjekësor u konkludua se sulmuesi nuk mund të rikuperohet në kohë dhe u vendos që Manaj të rikthehet në klubin e tij për të vijuar me programin e rekuperimit.

Për shkak të këtyre katër mungesave trajneri Sylvinho ka vendosur të grumbullojë për dy ndeshjet e nëntorit Adrian Bajramin, Jon Mersinajn dhe Arbnor Mujën.

Lojtarët pritet të bashkohen me kuqezinjtë gjatë të martës për të nisur stërvitjen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.