UBT

LDK vazhdon t’i paraqes 101 problemet komunale, neglizhencë e paparë në zgjerimin e rrugës Gjilan – Bujanoc

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në kuadër të paraqitjes së 101 problemeve komunale, sot në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, problemin e tretë me radhë pas problemit të parë të pasqyruar që është Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe problemit të dytë që është moszbatimi i vendimeve të Kuvendit Komunal për shoqatat e personave me aftësi të kufizuar, e paraqiti zëdhënësja e LDK-së në Gjilan, znj. Gresa Avdiu.

Ajo ngriti shqetësimin për vonesat në përfundimin e rrugës Gjilan- Bujanoc, projekt ky i nisur në qeverisjen tonë e që nuk po përfundon ende, pavarësisht premtimit të këtij ekzekutivi se do të përfundojë në korrik të vitit 2023.

UBT

“Këtë projekt e kanë përgjysmuar, sepse nuk i kanë vazhduar punimet për zgjerimin e rrugës deri në fshatin Dobercan, ashtu siç ishte paraparë. Përveç qytetarëve që e kalojnë këtë rrugë çdo ditë, përveç banorëve të kësaj ane, kjo rrugë vështirësi të mëdha paraqet edhe për bizneset në këtë zonë. Tash e sa vite kjo rrugë e mundimshme është bërë edhe për bashkatdhetarët tanë, sepse intensifikimi i punimeve po bëhet pikërisht kur ata janë këtu. Një neglizhencë e paparë e Ministrisë së Infrastrukturës, e një heshtje e pakuptimtë e Komunës së Gjilanit, po shkaktojnë vonesa të mëdha në punët finale”,- tha Avdiu para medieve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.