ARKATANA

Debatohet siguria në shkolla, me qëllim që të ndikohet në parandalimin e dukurive negative

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ky debat është organizuar si vazhdimësi e bashkëpunimit të njësisë së komunitetit me këshillin e nxënësve të shkollave dhe aktorët e tjerë me qëllim që të debatohet për sigurinë në shkolla dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me qëllim që të ndikohet në parandalimin e dukurive negative të mundshme në shkolla.

Të enjtën në ambientet e Shkollës së Mesme të Ulët “Marin Barleti” në Gjilan njësiti sektorial dhe ai i komunitetit nga Stacioni Policor në Gjilan, kanë mbajtur një debat me temën “Siguria në shkolla”.

Mobi Casa

Debati është mbajtur me kryesinë e nxënësve të të gjitha shkollave të mesme të Gjilanit.
Në këtë debat kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Arsimit i Komunës së Gjilan, drejtorët e shkollave dhe nga këshilli i prindërve.

Ky debat është organizuar si vazhdimësi e bashkëpunimit të njësisë së komunitetit me këshillin e nxënësve të shkollave dhe aktorët e tjerë me qëllim që të debatohet për sigurinë në shkolla dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me qëllim që të ndikohet në parandalimin e dukurive negative të mundshme në shkolla./rajonipress/