Uji Dea

LDK në Gjilan freskohet me kuadro të reja, Deniza Limani dhuratë për ditëlindjen e LDK-së

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Deniza Limani është aderimi më i ri brenda degës së LDK-së në Gjilan. Deniza është një kuadër që i duhet LDK-së dhe shkuarja e saj aty është dhurata më e mirë për 28 vjetorin e LDK-së. Po cilat janë planet e Deniza Limanit dhe pse e zgjodhi pikërisht LDK për të bërë karrierën politike. Cilat janë synimet e Deniza Limanit. Lexojeni rrëfimin e saj për rrugëtimin e saj të ri nën ombrellën e LDK-së.

Deniza Limani është një përforcim i jashtëzakonshëm për LDK e Gjilanit. E shkolluar dhe me një përvojë të mirë politike, Deniza Limani i ka hyrë garës për të krijuar karrierë politike tani nën ombrellën e LDK-së.

Deniza thotë se të hyja në një parti politike, ka qenë moti kohë e planifikuar, por nuk arrija të gjeja vetveten në asnjë parti politike, aty ku do mundja të punoja dhe veproja për qytetarët e qytetit tim. “Pse e zgjodha LDK-ne? E zgjodha LDK-në, sepse është partia më paqësore dhe është ajo që u jep të gjithëve të drejta të barabarta, por në të njëjtën kohë përkrah kuadrot e reja. Në LDK dua ta realizoj e ta ushtroj veprimtarinë time sepse të dyja së bashku, ma plotësojnë ëndrrën. Është LDK ajo e cila e vlerësoi punën time që kam bërë deri sot në aktivitete rinore vullnetare dhe është ajo e cila më hapi dyert drejt këtij rrugëtimi. Më kanë pëlqyer gjithmonë sfidat, sepse gjatë përballjes me to, mund të bëjmë gabime, po prej tyre mësojmë shumë dhe çdoherë më kanë bërë më të fortë e të pavarur” shprehet Deniza Limani.

Uji Dea

Duke folur për synimet e saja ajo thotë se do të mundohem që sa më shumë të punojmë për të mirën e vendit tonë, qytetin tonë në mënyrë që të ecim përpara. “Pikërisht në 28 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kemi aderuar 28 të rinj që e kam quajtur edhe në fjalimin tim të mbajtur në përvjetor si një dhuratë për ditëlindje LDK-së, “kuadro të reja”.

Gjithmonë e mbaj mend një thënie të Margaret Thatcher e cila thoshte: “Çdo grua që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie do t’i afrohet shumë kuptimit të problemeve në drejtimin e një vendi” citon Limani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.