Një person i ndaluar dhe shtatë aktakuza të ngritura

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja në tentativë”.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”./rajonipress/