Qytetarët e gozhdojnë keq Alban Hysenin: Mos manipulo me qytetarët e Gjilanit, por deklarohu se je i paaftë për të kryer punë të mëdha

Gjilan – Mos manipulo me qytetarët e Gjilanit, por deklarohu se je i paaftë për të kryer punë të mëdha, pse po i ndodh kjo vetëm komunës tone edhe me bartjen e mjeteve nga viti paraprak në vitin e ardhshëm e edhe miratimi i buxhetit ka komentuar Florim Salihu në murin e komenteve të Komunës së Gjilanit.
“Nuk i ka fajet opozita por pozita. A jeni i njëjti në këtë deklaratë pas takimit me opozitën, dëgjoje vetën dhe duke u bazuar në konferencën e fundit për shtyp të 20 shkurtit vjen në përfundim që VV -ja tash e ka blloku buxhetin. Ata ja kundërshtuan propozimet e opozitës të cilat kryetari realisht i pranoj atë dite në takim me opozitën” ka shkruar Florim Salihu.
Kurse Demirali Morina ka shkruar: “Buxheti votohet para muajit dhjetor o praktikant, jo me shantazhime ndaj opozitës. Mjerë populli çka voton dhe në çka shpreson” shkroi Morina./rajonipress/