Mobi Casa

LDK-ja, ka nafakë diqysh

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Gani Sadiku – Krejt i bahen kundër edhe ajo vetëm shtohet e rritet. Rritet në kohë të rënda, sepse rrënjët i ka thellë në shpirtin dhe qenien e çdo shqiptari, rritet se nëpër ato kohë ka lindur, nëpër ato kohë të rënda është skalitur. Asaj s’i bënë asgjë stuhia, sepse ishte bërë kala e shpëtimit, ishte kthyer në meditim shpirtëror, ishte bërë vet krenaria jonë për secilin njeri që flet shqip.

U bëri ballë furtunave, ligësive dhe vrasjeve!
Rritet edhe në ditët më të vështira, sepse e duan shqiptarët edhe nëse nuk ia thonë nersy!
LDK-ja, rrinë, duron e heshtë edhe përballë sharjeve, gënjeshtrave e shantazheve, sepse gëzohet që po rriten shqiptarët sikur nëna që duron urie vetëm për t’i ushqyer fëmijët e saj.

Ajo nuk bëzanë, edhe kur e sakatojnë, ajo vetëm i lëmon, i përdhelë, sepse aty ka dashni, buzëqeshje, ka krenari, ka edukatë ka patriotizëm dhe mbi të gjitha ka vetëdije.
Kur i ndahen, nuk i gjuan prapa me gurë, sepse mbetet gjithmonë Nënë.

Ajo kurrë nuk dinë të bëhet njerkë e shqiptarëve.
Ajo një ditë do t’ua hapë derën edhe atyre që kthehen te pragu, sepse nuk i duron dot lotët e fëmijës së saj, ajo është Nënë.

Ajo e dinë se dikur ka me i marrë malli e kanë me derdhë lot nga thellësia e zemrës për dashurinë e saj.!
Ajo sakrifikon gjithçka, por prapë heshtë. Ajo vetëm punon e rritë shqiptarë, edukon breza, mëson gjenerata, skalitë historinë, por kurrë nuk dorëzohet para grabitqarëve të kuq.

Mobi Casa

Edhe ajo mërzitet e goditet, por loti nuk i shihet, sepse e mban në zemër dhimbjen edhe kur e vrasin edhe kur e gjymtojnë.

Ata që “donë” me ia kthye shpinën LDK-së, në ndërdijen e tyre e kanë ndjenjën sikur po e braktisin, nënën, babain apo fëmijën e tyre. Po e braktisin të vlefshmen, u duket sikur donë me ikë nga ardhmëria e tyre, sepse ata janë besnik ndaj historisë.

E kuptojnë edhe lotin edhe vuajtjen, por kurrë nuk i harrojnë kohët e vështira.
Kur e kujtojmë të kaluarën e largët dhe luftën, menjëherë na del përpara Ibrahim Rugova dhe logoja e LDK-së.
A e dini pse?

Se aty lirshëm e qanim hallin sikur fëmia pranë nënës.
Aty e merrnim informatën.
Aty e gjenim shpëtimin.
Aty bëheshim bashkë.
Aty e mësonim të shkuarën dhe diskutonim për të ardhmen tonë.
Aty shqiptarët frymonin një.
Aty e kishim shpresën se dikur do të na shpëtojnë aeroplanët e NATO-s, sepse Amerika ia kishte shtrënguar dorën Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës.
LDK-ja, rritet sepse çdo kush mundë të flas me te.
LDK-ja, është vet jeta dhe ardhmëria që shqiptarët nuk do e harrojnë deri sa t’u eci gjaku nëpër damarët e tyre të vuajtur.