Mobi Casa

Reagim qytetar lidhur me ditën e çlirimit të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nga Nijazi Musmurati – Dita e çlirimit të Gjilanit shumë qytetarëve ju ka rënë në sy jo të mirë. Askund nëpër qytet nuk shihet duke valuar asnjë flamur i Kosovës, por vetëm ai kombëtar.

Njeriu do të mendohet dhe do të pyes se a është kjo dita e çlirimit të Gjilanit apo jo?
Kjo është për çdo kritikë për institucionet përgjegjëse të Gjilanit.

Çka është kjo çoroditje? A kështu është patriotizmi? A kështu je më atdhetar duke mohuar sakrificën e popullit dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve?

Uji Dea

Në kryeqendrën e Kosovës valonte flamuri i Republikës së Kosovës së bashku me flamurin kombëtar, kurse në Gjilan valonte vetëm flamuri kombëtar.

Përse? Sepse këta janë më patriot dhe më guximtar?
Jo jo, veprimi i këtillë është për çdo kritikë! Ky është një veprim i shëmtuar dhe primitiv si dhe i pa pëlqyeshëm për qytetarët. Kështu injorohet sakrifica dhe lufta e lavdishme e UÇK-ës. Kështu nuk ndërtohet shteti me eufori dhe patriotizëm të rremë./rajonipress/