FITORJA

Nuk është kohë e mburrjeve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Valon Murati – Të gjitha marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës dhe kanë injoruar shqiptarët në Kosovën Lindore.

Bisedimet me Serbinë që nga viti 2011 kanë vuajtur nga i njëjti gabim: trajtimi vetëm i pozitës së serbëve në Kosovë, e sidomos i veriut të vendit dhe injorimi i pozitës së shqiptarëve në Kosovën Lindore. Kjo kornizë e bisedimeve, ka mbetur e njëjtë deri më sot dhe çdoherë do të prodhojë pasojat e njëjta për Kosovën: rritjen e jofunksionalitetit nëse zbatohen marrëveshjet (sidomos ajo që ka të bëjë me asociacionin), apo presion ndërkombëtar nëse nuk zbatohen. Vetëm gjatë viteve 2018-2019 kur është hapur çështja e ripërcaktimit të kufijve u krijuan rrethanat e favorshme që të dalim nga ky rreth vicioz në të cilin jemi futur.

Kryeministri aktual, për shkak të legjitimitetit të madh që ka pasur, ka mundur ta ndryshojë këtë kornizë, por ai fatkeqësisht është vazhdues i të njëjtës logjikë negociuese, ndonëse me slogane e taktika të tjera populiste për konsum të brendshëm e të jashtëm.

Për më tepër ai duke u vendosur në krye të përpjekjeve për të mos lejuar marrëveshjen për ripërcaktimin e kufijve dëmtoi rëndë funksionalitetin e Kosovës, pozitën e shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe vetë mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.Sigurisht kjo politikë iu shpërblye me marrje të pushtetit, por jo me zgjidhje të mira për Kosovën.

FIDANISHTJA

Andaj, mburrja për marrëveshje të mira me Serbinë, që nuk përfshin reciprocitetin e zgjidhjeve të njëjta edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore është një mburrje e kot dhe populiste.

Ajo mund të sjell vota aktualisht, por nuk jep zgjidhje afatgjata. Vetëm një shkëputje nga logjika e zgjidhjeve që përfshijnë vetëm të drejtat e serbëve në Kosovë, dhe përfshirja në marrëveshjen me Serbinë edhe e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore, do të mund të krijonte një situatë të favorshme për funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Sigurisht nëse nuk jemi veç vonë dhe na duhet që pasojat e këtyre marrëveshjeve t’i mbajmë mbi supet tona për gjenerata të tëra.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.