ARKATANA

Komuna e Gjilanit thuajse çdo ditë ndodhet në top lajmet e mediave nacionale për skandale të njëpasnjëshme

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Nga Ardian Azemi – E fundit për nga performanca, e para për punësime familjare e partiake. Prej ditës së parë në pushtet, asnjë konkurs nuk ka kaluar pa telashe. Dallavere në arsim, dallavere në shëndetësi, bujqësi, kulturë e ku jo. Sa konkurse janë anuluar shkaku i reagimeve tona e i njerëzve të cilëve iu ka bërë e padrejtë.

Gjilani ndodhet në situatën më të rëndë prej kur është çliruar Kosova. Asnjëherë nuk ka pasur qeverisje më të dobët, më arrogante e më të zhytur në skandale se kjo aktualja.

ARKATANA

Miqtë e mikeshat nderohen me mjete personale e në vende pune nëpër kompani private, jo në institucione publike. Është e turpshme me pa komunën tonë në ballinat e mediave nacionale përditë e vetëm për të keq.

Gjilani nuk e meriton këtë trajtim, sikurse gjilanasit nuk kanë votuar për këtë mendësi të çoroditur politike. Nuk e kanë fundin larg, as në Gjilan e as në nivel vendi!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.