UBT

Racizmi i Hagës dhe Racizmi i Prishtinës

/ 7 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Behxhet SHALA – BAJGORA – Të dhunuar në Hagë, të përdhunuar në Prishtinë: Tash u mbushën tre vite të plota kur themeluesit e së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës që, në të njëjtën kohë ishin edhe bartësit e luftës çlirimtare, Hashim Thaçi, president i Kosovës, Jakup Krasniqi për dy mandate kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së dhe Rexhep Selimi, kryetar i GP të Vetëvendosjes po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë ndaj të cilëve ka filluar një proces maratonik gjyqësor ku i dihet data e fillimit por jo edhe ajo e përfundimit. Salih Mustafa u dënua me dënim drakonik e që të njëjtin fat e kishin Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Hysni Gucati tani u lirua me kusht kurse Nasimi vazhdon të dhunohet juridikisht për një vepër që përgjegjësinë kryesore e ka Gjykata Speciale Raciste që lëshoi në qarkullim materiale të ndjeshme që shërbyen si pretekst për pasurim të punonjësve të kësaj Gjykate duke kontrabanduar këto materiale, për arrestim të krerëve të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së dhe përshpejtim të arrestimit të krerëve të UÇK-së dha bartëse kryesorë të institucioneve të shtetit të Kosovës. Është duke rrjedhur edhe gjyqi ndaj Pjetër Shalës sikur që lehtësisht mund të ndodhë të ketë proces edhe kundër Isni Kilajt që është i arrestuari i fundit i kësaj GJRS-së, deri në arrestimin e radhës. Se si është themeluar Gjykata Speciale Raciste, dihet nga ajo që ishte e qasshme në mjetet e informimit.

Themelimi i kësaj gjykate nuk ishte me bërjen publike të raportit të Dik Martit por se ishte një këshillë, lexo urdhër i shteteve më të fuqishme që i parapriu këtij raporti kriminal të kriminelit Marti. Kishte presione diplomatike të ambasadorëve të shteteve të fuqishme që “garantonin” se e tëra kjo po bëhet për pastrimin e luftës së UÇK-së nga krimet e mundshme individuale. Një ambasadore thoshte publikisht se do të arrestohen 10 individë, jodomosdoshmërisht ushtarë të UÇK-së, një tjetër ambasador thoshte se do të arrestohen të dyshuar krejtësisht të parëndësishëm prandaj duhet të pranohej që kjo gjykatë të themelohej.

Dikush, si karrem e gjuajti rolin e Xhorxh Washingtonit të Amerikës që nënkuptonte se Xhorxh Washingtoni i Kosovës nuk do të arrestohej në asnjë rrethanë. Për të siguruar moskundërshtimin e shteteve, anëtare të Këshillit të Evropës si dyshim kyç e futën nxjerrjen e organeve nga të burgosurit (kryesisht serbë) dhe trafikimi i tyre që e paska bërë UÇK-ja në disa lokacione në Shqipëri.

Ec e pas kësaj akuze kundërshtoje formimin e një komisioni hetues për të “gjeturat” e raportit të Dik Martit. Pastaj, gjërat shkuan “si vaji në tepsi” dhe votimi për themelim të kësaj gjykate u shndërrua në çështje teknike. Dikush e votoi nga zori, të tjerët e votuan sepse kishin dorëzuar dosje edhe në Tribunalin e Hagës e pastaj edhe në Gjykatën Speciale Raciste. Këta ishin nga krahu i “paqes” ndryshe urrejtës patologjik të çdo gjëje që ka të bëjë me luftën e UÇK-së, ish të burgosurit politikë shqiptarë dhe me Bacën Adem Demaçi. Ndonëse janë raste për trajtim shëndetësor që duhet t’i nënshtrohen trajtimit të lirimit nga urrejtja patologjike, edhe sot e kësaj dite bartin poste të rëndësishme në qeverinë Kurti

Uji Dea
  1. Ishte një përpjekje sizifiane për ç’bërjen e kësaj gjykate e që u gjykua brutalisht nga ambasadorët e fuqishëm që kishin ushtruar shantazh të fuqishëm për themelimin e saj, siç e ceka më lart. Askush nuk shpresonte se LDK-ja do të votonte për ç’bërje të gjykatës sepse, po të ndodhte kjo është njësojë si ta mohoje veten tënde. LV-ja si opozitë e shrytëzoi për mrekulli situatën, botërisht e sulmonte gjykatën, praktikisht nuk bënte asgjë kundër saj. Përgjegjësi dhe detyrim politik për këtë nuk kishte sepse ishte opozitë kurse kombëtaren e kishte vetëm si fasadë dhe mjet për të ardhur në pushtet. Në mesin e saj kishte ish-ushtarë të UÇK-së, dezertorë dhe ikës nga lufta që, për më keq kur ishin kapur nga Policia serbe kishin dhënë deklarata për UÇK-në (regjioni nga kishin ikur) më të forta se vet Nazim Bllaca. Kam fakte për këtë.

Adem Demaçi, Komandanti Politik që mbrojti UÇK-në: Baca Adem ishte këmbëngulës në mbrojtje të UÇK-së edhe para Gelbartit, edhe para Holbrukut edhe para sekretares Olbrajt, pa pyetur për çmimin që duhej paguar. E mbrojti edhe gjatë Konferencës së Rambujesë ndonëse kishte dhënë dorëheqje nga të qenit Përfaqësues Politik i Zyrës së UÇK-së në Prishtinë duke komunikuar për çdo ditë me anëtarët e delegacionit të krahut ushtarak në kohën kur paqësorët bënin shtatë palë qejfe në këtë kështjellë duke kërkatë ushqime të paprovuara dhe pije për të cilat vetëm kishin lexuar se ekzistojnë.

Baca nuk komunikonte fare as me krahun projugosllav dhe proserb të “përfaqësuesve” të shoqërisë civile, të pashmangshëm në të gjitha bisedimet për fatin e Kosovës, si informatorë të punëdhënësve të tyre! Baca Adem Demaçi fuqishëm ishte kundër Gjykatës Raciste Speciale sepse i dinte pasojat e saj. E mbronte fanatikisht luftën dhe bartësit e kësaj lufte, aktualisht pengje politike të kësaj gjykate. Këtë e bënte me bindje të plotë ndonëse nuk ishte fare në dashuri me disa prej tyre mirëpo mbizotëronte interesi i përgjithshëm.

Para se të arrsetoheshin, udhëheqësit më të lartë të UÇK-së dhe institucionalë të Kosovës ishën cak i një denigrimi publik nga një pjesë e LDK-së dhe nga pozita aktuale, pra LV-ja, bashkë me presidenten Vojsa Osmani. E luanin një lojë të Janusit; lufta e UÇK-së paska qenë e pastër ndërsa udhëheqësit e saj ishin kriminelë në kohën kur baballartët e kuadrit jugosllav dhe serbë të Vetëvendosjes e luftonin luftën e UÇK-së me të gjitha mjetet e mundshme dhe të pamundshme sikur që e bënin “pelegrinët” e misionarit të paqes, shtatorja e të cilit është para katedrales politike në obrorrin dhe mbi themelet e gjimnazit më prestigjioz të kryeqytetit.

Edhe kanë dërguar dosje në Gjykatë Speciale, edhe bëjnë homazhe në Prekaz, si bartës të posteve me rëndësi në Qeverinë e Kosovës. Sa të pafytyrë e sa të pamoralshëm që janë! Ndonëse po përballen me një gjykim që për një kohë të gjatë mund t’i lërë brenda, fushata denigruese ndaj tyre po vazhdon në disa binarë; publikisht duke i akuzuar si “shkatërrues të shtetit”, kurse në nëtokë e furnizojnë këtë gjykatë me dosje dhe “dëshmitarë të mbrojtur” në rrethana të një imoraliteti që nuk arsyetohet dhe nuk mbrohet me asgjë.