Ernest Muçi është rikthyer nga lëndimi dhe i gatshëm për ndeshjen e ardhshme
Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi është rikthyer nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme me Trabzonsporin.
Muçi pësoi një lëndim të lehtë gjatë kohës sa ishte në grumbullim me Kombëtaren e Shqipërisë, shkruan Indeksonline
Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë, shkaku i këtij lëndimi.
Por, ai tashmë është rikthyer menjëherë në stërvitje te skuadra turke dhe po bëhet gati për ndeshjen e radhës.
Trabzonspori të dielën luan ndaj Eyupsporit dhe Muçi pritet të jetë startues./Indeksonline/

