Shkolla e Mesme - UBT

Katër raste në Anamoravë: Një person gjendet pa shenja jete në Viti, arrestime për vjedhje, kanosje dhe sulm ndaj zyrtarit

Katër raste në Anamoravë: Një person gjendet pa shenja jete në Viti, arrestime për vjedhje, kanosje dhe sulm ndaj zyrtarit

Gjilan – Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të ndryshme në rajonin e Anamoravës, ku një person është gjetur pa shenja jete në Viti, ndërsa në Gjilan janë arrestuar tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë vjedhje të rëndë, kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Rasti i parë është regjistruar në Viti, më 18 nëntor, ku një person mashkull, shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ku jetonte i vetëm. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërkohë, në Gjilan, më 17 nëntor, rreth orës 18:00, është arrestuar një person nën dyshimin se kishte kanosur një mashkull tjetër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ecohigjiena

Një tjetër arrestim është realizuar në kuadër të hetimeve për dy raste të vjedhjeve të rënda. Më 18 nëntor, rreth orës 04:00, policia ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur gjësende të ndryshme, të cilat dyshohet se përputhen me ato të vjedhura në rastet e raportuara. Me vendim të prokurorit, edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në kuadër të hetimeve për rastin e sulmit ndaj personit zyrtar, të raportuar më 17 nëntor në Gjilan, policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin më 18 nëntor. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë trajtimin e këtyre rasteve në përputhje me procedurat ligjore.

Personat e dyshuar prezumohen të pafajshëm deri në vërtetimin e fajësisë së tyre me vendim të formës së prerë nga gjykata./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.