Fundamenti

Kush është Selim Shala, humanisti nga Gjilani që ofroi të hollat e haxhit për luftën në Drenicë dhe UÇK-në

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selim Shala nga Poneshi i Gjilanit në kohën e solidaritetit me Drenicën dhe me daljen në skenë të UÇK-së, kishte vendosur që të hollat e ndara për haxhin, mbi 3000 marka t`i jap për aksionin e solidaritetit me Drenicën të asaj kohe. “Sot haxhi ynë është Drenica dhe përkrahja për luftën e ushtarët tanë të UÇK-së” kishte deklaruar Shala.

Gjilanasi, Selim Shala një njeri me ndenja humane e patriotike edhe pse në moshë të shtyrë, atë kohë kishte treguar një gjest të rrallë ndër shqiptarë.

Në kohën e solidaritetit me Drenicën dhe luftën e UÇK-së, ai kishte harruar shkuarjen në haxh për të cilin rast kishte ndarë 3000 DM dhe në vend të saj kishte vendosur ta ndihmonte aksionin e solidaritetit për Drenicën dhe UÇK.

“Janë pak këto mjete të cilat i kisha dedikuar për Haxhin, por sot haxhi ynë është Drenica dhe përkrahja për luftën e ushtarët tanë të UÇK-së dhe secili shqiptar sot duhet të tregohet human dhe patriot sepse vetëm të bashkuar e të afërt me njëri tjetrin mund ta fitojmë luftën dhe Betejën me Serbinë” kishte deklaruar Shala.

Po kush është në fakt Selim Shala.

I frymëzuar nga lufta për liri e çlirim kombëtar Selim Shala është prindi i vëllezërve Shala të cilët sot janë pronar dhe biznesmen të njohur të kompanisë “DEA” nga Gjilani, kompani kjo që ka arritur rezultate kulminante në fushën e biznesit, sidomos me depërtimin e ujit “DEA” edhe në bazat më të njohura të NATO-së.

ARKATANA

Selim Shala nga Poneshi i Gjilanit ishte i punësuar në fabrikën e Kombinatit të duhanit dhe pas një kohe kishte punuar edhe në Gjermani.

“Familja Shala ishte dhe mbeti një familje me taban të fortë kombëtar, brez pas brezi e edukuar në frymën e traditës shqiptare. Oda e shalajve në Ponesh, prej vitesh ishte bërë vatër e edukimit dhe kulturës. Aty bisedohej për rivale politike e ushtarake. Në këtë frymë atdhedashurie ishte rritur edhe prindi i Selim Shalës, Emin Shala – Poneshi. Katër djemtë dhe tri vajzat e tij, edukoheshin në frymën e punës së ndershme, humanizmit, bamirësisë dhe traditës së mrekullueshme shqiptare. Në Odën e shalajve merreshin vendime me peshë historike, pajtoheshin gjaqet dhe krijohej uniteti ën mes grupeve” ka shkruar pos tjerash gazetari Ismet Rashiti në librin e tij: “Liria mbi të gjitha”.

Pinjolli i familjes Shala, Selim Shala tek i cili kishte ndikuar edukata e shëndoshë familjare, siç ka shkruar Ismet Rashiti, kishte ndikuar që pasardhësi i denjë i këtij oxhaku, Selim Shala të bëhet shembull i së mirës.

“Me punë të madhe, sakrificë dhe përkushtim prindor, kishte arritur t`i edukoi katër djemtë dhe dy vajzat e tij të cilët tashmë janë bërë shembull për të mirë dhe dallohen për kontributin e tyre të madh për çlirimin e vendit nga Serbia. Familjar i Hajrullah Tërpezës, Selim Shala do të ndikojë që edhe djemtë e tij siç ishte Mustafë Shala, të jenë një shtyllë e palëkundur e çështjes kombëtare shqiptare”.(Libri “Liria mbi të gjitha”).

E për këtë gjest solidar edhe pas kaq vitesh djali i Selimit, Mustafë Shala ndihet shumë krenar dhe i lumtur që prindi i tij qysh atë kohë jepte çdo gjë nga vetja për të mirën e kombit.

“Edhe unë dhe familja ime jemi kalitur me kohë dhe u kemi rezistuar të gjitha furtunave duke ofruar përkrahje për çdo njeri, që është në shërbim të atdheut e lirisë së Kosovës. Kjo moto e jona nuk do të ndryshojë kurrë sa të jemi gjallë” u shpreh Mustafë Shala./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.