Eko Higjiena

Haziri: Kemi identifikuar mbi 101 probleme dhe dështime që kanë shkaktuar avari serioze, a do të reagojë Prokuroria Speciale e Kosovës?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kemi identifikuar mbi 101 probleme dhe dështime që kanë shkaktuar avari serioze në zhvillim dhe shtangimi është bërë pjesë e jetës së Gjilanasve. Për pasojë një nunër i madh i projekteve – temderëve është nën hetim dhe një numër i dosjeve janë marr nga kjo prokurori tha për rajonipress Lutfi Haziri.

A po amnistohet nga Prokuroria Speciale Alban Hyseni dhe pse deri më tani asnjë kallëzim penal apo aktakuzë nuk është ngritur deri tani kundër tij. Shumë afera e keqpërdorime kanë ndodhur dhe janë bërë publike nga opozita dhe të tjerët por Prokuroria Special nuk ka lëvizur.

Ish kreu i Gjilanit Lutfi Haziri për rajonipress thotë se Prokuroria Speciale tashmë ka në duart e saj shumë dosje e tender që do të hetohen nga kjo Prokurori.

UBT

“Për procedurë me projektet në dyshim nga Komuna vetëm Prokuroria speciale e Kosovës merret në baza të rregullta dhe nga ta varet ku dhe cili organ heton, për pasojë një nunër i madh është nën hetim dhe një numër i dosjeve janë marr nga kjo prokurori. Përveç blerjes së kamionëve, Stanishorkes, Stadiumi i qytetit janë edhe një mori projektesh që janë keqpërdor si investime me bugjet të Komunës, janë punuar në dy raste në vendbanime që nuk janë në Gjilan. Me mjetet e Zhegrës janë zhvendos për lagje jashtë Zhegrës që nuk dihet pse disa projekte shtyhen në lokalitete pa procedura dhe ndërtime të trotuareve jashtë projekteve” tha Haziri.

Haziri tha se kemi identifikuar mbi 101 probleme dhe dështime që kanë shkaktuar avari serioze në zhvillim dhe shtangimi është bërë pjesë e jetës së Gjilanasve.

“Skandali i fundit që pritet të shkon në hetime është pagesa prej 200 mijë eurove për një kompani projektesh për të cilën kemi pa vetëm iluzione videosh të quajtura 7 projekte për të cilat janë vetëm ide dhe pamje vizuele” tha Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.