Fundamenti

Kurrë mos harroni: Si ndodhi granatimi i Llashticës së Gjilanit më 27 mars 1999

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Më 27 mars janë mbushur 24 vite kur granatohet fshati Llashticë. Ndonëse nga ky fshat pati dhjetëra të vrarë, të plagosur e të dhunuar, asnjë serb i dyshuar nuk është ndjekur penalisht.

Fshati Llashticë për shkak të afërsisë gjeografike që kishte me fshatin fqinj Pasjan (i banuar me serbë), ishte i pari që pritej të rrezikohej nga ofensivat serbe. Dhe, në fakt vrasja, pushkatimi dhe djegia e kufomave në këtë fshat shënon dhunën e të gjitha forcave serbe të udhëhequra nga ushtria, policia dhe grupet paramilitare.

Në Llashticë gjithçka ka nisur më 27 mars 1999 ku makineria serbe nisi të granatoj fshatin, e të gjuajë në mënyrë të pakontrolluar. E tërë kjo ndihmohej dhe vëzhgohej nga sytë e serbëve të Pasjanit.

Më 27 mars janë mbushur 24 vite kur granatohet fshati Llashticë. Ndonëse nga ky fshat pati dhjetëra të vrarë, të plagosur e të dhunuar, asnjë serb i dyshuar nuk është ndjekur penalisht.

Ymer Ibishi ende shpreson se hetuesit shqiptarë një ditë do të zgjohen nga gjumi. Në Llashticë gjithçka ka nisur më 27 mars 1999 ku makineria serbe nisi të granatoj fshatin, e të gjuajë në mënyrë të pakontrolluar. E tërë kjo ndihmohej dhe vëzhgohej nga sytë e serbëve të Pasjanit.

Fshati Llashticë për shkak të afërsisë gjeografike që kishte me fshatin fqinj Pasjan (i banuar me serbë), ishte i pari që pritej të rrezikohej nga ofensivat serbe. Dhe, në fakt vrasja, pushkatimi dhe djegia e kufomave në këtë fshat shënon dhunën e të gjitha forcave serbe të udhëhequra nga ushtria, policia dhe grupet paramilitare, raporton rajonipress.

Në Llashticë gjithçka ka nisur më 27 mars 1999 ku makineria serbe nisi të granatoj fshatin, e të gjuajë në mënyrë të pakontrolluar. E tërë kjo ndihmohej dhe vëzhgohej nga sytë e serbëve të Pasjanit.

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve të asaj kohe llashticasit lëshojnë fshatin dhe vendosen tek vendi i quajtur “Ara e Rexhepit”.

Ymer Ibishi, i cili e ka të pushkatuar babain Sylejman Ibishin thotë se përgjegjëse për masakrën e Llashticës është ushtria e rregullt serbe e cila ndihmohej edhe nga policia dhe paramilitarët e çmendur.

Uji Dea

Ibishi duke rrëfyer për natën e 27 marsit 1999 thotë se i tërë fshati u izolua në male ku edhe u vendosën në tenda. Sipas, Ibishit fshati ishte i boshatisur dhe vizitorët më të shpeshtë ishin serbët e Zhegrës, Pasjanit, Budrikës, të cilët kishin plaçkitur gjithçka.

Ushtria dhe forcat paramilitare më 13 prill 1999 e rrethojnë vendin ku ndodheshin tashmë banorët. Konvoji ushtarak mbante nofkën :” Dora e zezë”. Ky konvojë edhe vret banorët e parë të pafajshëm Enver Murseli, Ymer Rashiti dhe Ali Selimi .

Nga ky moment familjet shqiptare bëhen peng të grupeve paramilitare serbe. Rrahën të rinjtë, torturohen pleqtë. Por dhuna serbe nuk përfundon këtu sepse rreth 72 familje me afër 700 banorë futen dhunshëm në kolonën ushtarake dhe dërgohen në drejtim të Pasjanit thotë Ibishi.

Kalimi nëpër fshatin Pasjan sipas dëshmitarëve ka qenë i tmerrshëm, meqë ka pasur fyerje e sharje nga më të ndryshmet. Kolona e banorëve drejtohet për në fshatin Sllatinë e Vitisë. Banorët e Sllatinës i strehojnë familjet llashticase më 13 prill 1999.

Ibishi thotë se konvojin e ushtrisë serbe e cila ishte vendosur në Llashticë e përcillte rregullisht automjeti zyrtar i policisë.

Ibishi thotë se asnjë organ hetues nuk guxon ta harrojë Llashticën sepse ky fshat dhe krimet që janë bërë këtu është edhe Reqaku i Gjilanit.

Fatkeqësisht asnjë dëshmitarë i Llashticës nuk është ftuar të dëshmojë në Hagë përkundër premtimit nga Luis Arbur ish kryeprokurore e Tribunalit të Hagës. Ndonëse gjithçka rreth masakrës në Llashticë ishte e përpiluar duke filluar nga deklaratat e dëshmitarëve, skicat nga vendi i ngjarjes, fotografimet e vendit të krimit dhe video regjistrimet, megjithatë hetime zyrtare nga asnjë organ hetues nuk është zhvilluar.

Pos masakrës fshati Llashticë ka përjetuar edhe djegien e shtëpive, ku janë plaçkitur teknika bujqësore, janë zhdukur bagëtitë e fshatit, ishte dëmtuar shkolla fillore “Esat Berisha”, ishte djegur xhamia e fshatit, ambulanca e fshatit, biblioteka e fshatit.

Në tërë fshatin janë djegur 123 shtëpi, 137 objekte ndihmëse, janë plaçkitur 90 traktorë, 120 motokultivator, 3 autokombajna, 3 kombibusa, një kamion dhe 130 vetura. Gjithashtu sipas të dhënave serbët kishin plaçkitur 680 kafshë të trasha./rajonipress/