RCCOLA

Krimi në Anamoravë ka rënie , siguria paraqitet e mirë

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me temën :”Si të parandalohet krimi në Anamoravë” nga panelistët Zyhdi Haziri, Agron Uka, Omer Daku u tha se ka rënie për disa vepra penale të krimit në Anamoravë. U tha se askush nuk do të amnistohet sepse të gjithë ata që keqpërdorin buxhetin ose dëmtojnë fushatën e zgjedhjeve do të dënohen meritueshëm.

Në këtë debat , Zyhdi Haziri, kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, tha se vrasjet kanë shënuar rënie, që le të kuptohet se gjendja e sigurisë është e mirë.

Ai tha se 2-3 raste të vrasjeve gjatë vitit të kaluar ndodhën me armë të ftohta dhe u kryen nga mosha rinore.

Ka rritje të kontrabandimit me qenie njerëzore dhe policia e prokuroria po i zbulon rastet e tilla. “Ne kufizohemi me Serbinë dhe emigrantët janë nga shtetet arabe dhe Azisë. Këtu më lehtë tejkalohet pika kufitare. Ka edhe vendas që trafikohen dhe deri më tash janë arrestuar gjashtë grupe të tilla. Ka raste edhe të marrëdhënieve seksuale me dhunë edhe atë të moshës nën moshën 16- vjeçare, ka raste kur viktimat janë pa prindër, derisa ka persona që në moshë të shtyrë janë gjetur me vajza të moshës së mitur” ka shtuar Haziri.

Kurse sa i përket narkotikëve Haziri tha se ka disa vepra penale dhe këtu po bëhet punë e madhe nga njësiti anti-drogë, i cili po i heton këto raste.

Ka edhe vepra penale që kanë të bëjnë me vjedhjen e votave. “Ato lëndë janë trajtuar me prioritet dhe nuk ka asnjë rast që është shqiptuar dënim me gjobë, por në dënim burgu efektiv”.

Haziri tha se ai që e shet dhe ai që e blen votën bënë vepër penale dhe ato do të gjykohen. “Po hetojmë korrupsionin, keqpërdorimin e detyrës zyrtare, dhe nuk kemi presion nga askush dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit. Nuk kemi presion nga politika në vendimmarrje”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se në Gjilan ka pasur tri raste kur janë dhënë dënime kapitale, deri në 36 vite burgim. “Burgjet tona janë plot dhe të gjithë janë me aktgjykime”, ka thënë Haziri, që ka thënë se për një vit afërsisht harxhohen 7000 euro për një të burgosur.

Ai tha se gjykata po i regjistron recidivistët dhe atyre u jepen dënime më të ashpra dhe ka raste të recidivistëve deri në 15 vepra penale. “Rrjetet e vjedhësve janë prishur dhe tashti ka parandalim të krimeve në Anamoravë”, ka thënë Zyhdi Haziri, kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan.

Uji Dea

Omer Daku, nënkryetar dhe drejtues i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ka theksuar se në Gjilan nuk ka mosmarrëveshje a konflikte në mes të komuniteteve, derisa ka shtuar se ka dukuri negative, dhunë në familje e dukuri të tjera.

Sipas tij, është inkurajuese se komuna e Gjilanit ka marrë lëvdata edhe në nivel botëror.
Kurse sipas Agron Ukës, nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, zëvendës i kryeprokurorit, tha se 90 përqind të lëndëve që i marrin i kanë kryer.

Ai tha se vjedhjet kanë rënë e kohëve të fundit janë në rritje grabitjet. Sipas tij, gati të gjithë akterët janë zënë, janë në procedurë apo janë të dënuar dhe për ta dënimet janë ashpërsuar.
Gjatë këtij vite kemi pranuar 45 vepra penale me 75 persona për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe me ta merret departamenti për krime të rënda. “Kjo është në rritje e sipër dhe këtu ka gjyqtarë, pjesëtarë të policisë, doganierë, politikanë dhe askush nuk do t’i shpëtoj kësaj”, ka thënë Uka.

Uka tha se ka prokurorë që gjatë zgjedhjeve 24 orëve do të kujdestarojnë dhe të gjithë ata që bien ndesh me ligjin, pa hezitim do të arrestohen dhe do të marrin dënimin e merituar. “Ka edhe një ekip të prokurorëve, që do të vëzhgojnë situatën në enklavat serbe dhe nuk do të lejohet që atje tu jepen para votuesve. Nëse nuk i zë burgu, do t’i mbajmë edhe në vende të tjera, por nuk do të lejojmë që të keqpërdoren zgjedhjet”, ka thënë Uka.

Debatues të shumtë kanë ngritur edhe shumë çështje me rëndësi. Muharrem Bajrami, kryetar i Sindikatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, ka thënë se po vidhen edhe pensionistët e Ukshin Hajdini ka ngritur çështjen e mosshqyrtimit të krimeve të luftës, pastaj mosdënimit të ish-drejtorëve të organizatave që u falimentuan e drejtorët u bënë të pasur.

Ragip Abazi, ka ngritur çështjen e mospagesës së rrogave përcjellëse për pensionistët e arsimit, të cilën e morën vetëm 36 persona e të tjerët nuk e morën fare, Fadil Gashi, ngriti çështjen të shkollat, derisa edhe Avni Rudaku, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar që të luftohen krimet e rënda, duke përmendur rastin e Poneshit.

Ai nuk e la pa përmendur se po vidhet edhe në tenderë dhe në realizimin e projekteve e sipas tij, në këto raste shpesh ligji nuk po vepron.

Demir Krasniqi, ka thënë se shkollimi është kryesori e më tragjikja është se livadhet janë bërë arena të drogës, aty konsumohet droga ditën e natën.

KY debat është mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë./rajonipress/