UBT

Haliti merret edhe me përroska, inspekton punimet në fshatin Kabash

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Sokol Haliti nuk ndalet as ditëve të vikendit duke vizituar e inspektuar të gjitha punimet dhe projektet e nisura nga Komuna e tij. Kësaj radhe ka vizituar punimet në fshatin Kabash.

Sokol Haliti gjatë ditëve të pushimit gjithmonë del në teren dhe inspekton punimet që janë nisur ose që janë në përfundim e sipër.

Kjo nuk do të thotë se gjithçka është në rregull rreth projekteve sepse ka qytetar që madje i kanë bërë pyetje publike Halitit për projektet e ngecura.

UBT

Një qytetar nga Fshati i Ri i Vitisë e ka pyetur Halitin: “Kryetar kritikat e juve janë me vend për qeverinë qendrore, por qeverisja lokale a meriton kritika për një fushë të futbollit që ka filluar në vitin 2021 në Fshatin e Ri dhe punimet kanë mbet në gjysmë” ka qenë komenti i këtij qytetari.

“Sot gjatë inspektimit të punimeve në terren u ndala edhe në fshatin Kabash për të parë nga afër punimet në rregullimin e përroskës së fshatit me gurë” ka shkruar Haliti gjatë inspektimit në Kabash./rajonipress/