FITORJA

Qytetarët gjilanas të zhgënjyer me qeverisjen komunale: Asgjë nuk po ec si duhet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët gjilanas kanë vlerësime negative për punën e qeverisjes komunale duke e quajtur të paaftë, të paditur dhe larg asaj që është pritur nga një formacion i tillë. Seancat po dështojnë, projektet me zero investime, rrugët të bllokuara, të anashkaluar nga Qeveria.

Derisa Kamenica e Vitia pothuajse çdo ditë promovojnë projektet e tyre dhe grantet e fituara, komuna e Gjilanit është ngulfatur keq nga mos dija dhe qeverisja e praktikantëve, të cilët e kanë humbur udhën në oborr për t`i sjellur një të mirë Gjilanit.

Mentori qytetar gjilanas thotë se është ithtar i LVV por që është gabuar rëndë.”Vallah rëndë kam gabuar sepse kam besuar blanko te Albin Kurti. Tash po e shoh që këta njerëz ishin dështimi më i madh që ka mundur t`i ndodh Kosovës. Jemi izoluar nga të gjitha anët e Liburni dhe Albani krekoseshin dje duke thënë po punohet në mënyrë intensive. Po demagoga i kish fal zoti bre” shprehet i mllefosur Mentori.

Uji Dea

Remziu një qytetar tjetër thotë se Gjilani kurrë më keq nuk ka qenë në historinë e vet.”Po e kemi një qeverisje sterile, pa vizion, pa organizim, pa dije e guxim. Këta njerëz ende asnjë të mirë nuk ia sollën Gjilanit. Ky koalicion bash asnjë vlerë se ka treguar, e që janë turpi i këtij qyteti” shprehet Remziu.

Muhameti një pensionist mendon se Gjilani po udhëhiqet nga njerëz që nuk kanë haber për shtet.”Unë jam pensionist ama lexoj dhe i shoh senet çdo ditë. Nuk e di veç mos me ditën një punë me krye deri në fund veç këtë pushtet të budallakaftë e kam pa” shprehet me ironi pensionisti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.