ARKATANA

Prej vitit 2006 presin asfaltimin e rrugës e gjatë 160 metra, të gjitha pushtetet i kanë gënjyer

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Emrush Limani është banor në rrugën “Idriz Seferi” mbrapa “Florimi Center” në Gjilan dhe që nga viti 2006 thotë se ka bredhur poshtë e lartë duke takuar kryetar e zyrtar komunal po deri më tani thotë se vetëm premtime ka marrë sepse rruga kurrë nuk është shtruar. I bëjë apel Alban Hysenit dhe drejtorisë së shërbimeve publike që mos ta dënojnë këtë pjesë të qytetit sepse vetëm rruga jonë ka mbetur nën mëshirën e zotit thotë Emrushi.

Emrush Limani ka qindra arsye të jetë i revoltuar në pushtetin komunal sepse që nga viti 2006 ende nuk ka arritur ta realizojë kërkesën, që e kanë bërë 10 familje për asfaltimin e rrugës 160 metra e gjatë.

“Nëse nuk je dajë, baxhanak a biznesmen i fortë që kanë lidhje me kryetarin e komunës kurrë nuk mundesh me krye punë. Nga viti 2006 e kam takuar Xhemajl Hysenin, Qemajl Mustafën, Lutfi Hazirin dhe kam marrë vetëm premtime. Alban Hyseni nuk po më pret fare në takim dhe nuk e kuptojë çfarë tipi është ai, kur qytetarët kanë halle e telashe praktike” shprehet Emrushi për rajonipress.

Emrush Limani thotë se vetëm rruga e tyre është anashkaluar. “Në kohën e Lutës erdhën makineritë afër neve dhe ikën në drejtim të atyre që kishin të holla dhe që kishin ndikim tek drejtorët e Lutës. Një rrugë më naltë u asfaltua sepse e kishte shpinën e fort e ne mbetëm sërish. Vërtet është bërë boll me këto lojëra të pushtetit lokal. Edhe ne jemi pjesë e qytetit të Gjilanit dhe kërkojë nga kreu i komunës që ta marr seriozisht kërkesën tonë” tha Limani.

UBT

Janë mbi 10 familje që vazhdojnë të bredhin korridoreve të komunës për të kërkuar zgjidhje për rrugën e cila ende është e paasfaltuar.

Ndryshe Emrush Limani i ka të ruajtura të gjitha shkresat dërguar zyrtarëve komunal dhe ankesat e shumta që ua ka dërguar pushtetarëve.

Ndërsa nga drejtoria e shërbimeve publike thanë për rajonipress se rruga e banorëve tek “Idriz Seferi” është hyrë në planifikimin e komunës dhe besojmë se këtë verë përfundon asfaltimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.