ARKATANA

Korenica i zhgënjyer që s’u ftua, megjithatë i dëshiron suksese Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mesfushori Meriton Korenica nuk ka marrë ftesë për ndeshjet e marsit, që Kosova i zhvillon ndaj Islandës.

Këto dy ndeshje luhen në kuadër të play-offit të Ligës B në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta Express.

Gjatë ditës së sotme, selektori i kombëtares dardane, Franco Foda e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e marsit.

Në këtë listë mungonin disa emra, ndër to edhe ai i Meriton Korenicës.

FITORJA

Korenica nuk është ftuar për ndeshjet e marsit dhe për këtë ai është shprehur goxha i zhgënjyer, por edhe i ka uruar sukses ekipit.

“Jam i zhgënjyer me vendimin. Sigurisht që jam në formë të mirë, po vazhdoj të punojë fuqishëm për një gjë të tillë, por këto janë vendime të trajnerit dhe atyre që bëjnë listën dhe duhet t’i pranoj. Do të vazhdoj të bëj maksimumin për të përmirësuar dhe rritur edhe më shumë formën. Kosovës i uroj shumë suksese në këto dy ndeshje dhe shpresoj në fitore dhe kualifikim”, ka thënë Korenica për “Gazeta Blic”.

Korenica është pjesë e CFR Cluj në Rumani dhe këtë edicion të garave ka shënuar gjashtë gola e ka dhuruar katër asistime në 29 paraqitje.

28-vjeçari ka pesë paraqitje me Kosovën, duke i luajtur të gjitha në kualifikimet për “EURO 2024”. Ai ka edhe një asistim me “Dardanët”./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.