Rashica dhe Muçi i bëjnë një dhuratë Jose Mourinhos, e mposhtin Galatasarayn

Skuadra e Besiktasit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Galatasarayt në derbin e javës së 29-të në Superligën e Turqisë.
Në minutën e 23’të, futbollisti Rafa Silva shënoi për 1:0, shkruan Indeksonline
Skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi me të kuq direkt u ndëshkua, Frankoqski, pasi fauloi shqiptarin, Ernest Muçi.
Por, edhe pse me një lojtar më pak, Galata arriti ta barazonte rezultatin në fundin e pjesës së parë me anë të Torreiras.
Në pjesën e dytë, ekipi vendas shënoi edhe një gol dhe të fitores me anë të Fernandesit.
Milot Rashica dhe Ernest Muçi bën një paraqitje të mirë sonte. Muçi e la fushën në minutën e 65’të, kurse Rashica nuk u largua fare.
Me këtë fitore, Besiktasi shkon në kuotën e 47 pikëve, kurse Galata mbetet në pozitën e parë me 71 pikë, duke futur në garë për titull Fenerbahcen e Mourinhos (65) që ka edhe një ndeshje më pak./Indeksonline/