Hidromorava

Komuna e Vitisë vazhdon punimet në pastrimin, hapjen e kanaleve, lumenjve dhe përroskave

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Naim Pira kanë vizituar sot punimet që po zhvillohen në hapjen dhe pastrimin e shtratit të lumit “Morava e Binçës” dhe atë nga fshati Binçë në drejtim të Vitisë.

Këto punime i kanë mirëpritur edhe kryetarët e fshatrave Binçë dhe Kabash, Arben Jakupi dhe Ali Toma.

Bëhet me dije se punime të tilla janë bërë edhe më parë në pjesë të ndryshme të komunës së Vitisë, jo vetëm në shtratin e lumit por edhe në pastrimin dhe hapjen e kanaleve dhe përroskave.

FITORJA

Haliti tha se punimet e tilla janë bërë me qëllim të kalimit normal të rrjedhave të ujit dhe parandalimin e daljes së tyre nga shtrati me qëllim të mbrojtjes së tokave pjellore dhe ekonomive familjare.

Ai tha megjithatë gjatë këtyre punimeve synohet të ruhen argjinatura dhe shtrati i lumit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.