Sokol Haliti nderohet me mirënjohje nga MAPL dhe DEMOS
Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është nderuar sot me mirënjohje si qytetarë që bën ndryshimin, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Projektin për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), i cili bashkë financohet nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia, e që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation në ceremoninë “Auditimi Social – Qytetarët që bëjnë ndryshimin”.
Kjo mirënjohje vjen falë bashkëpunimit në implementimin e Auditimit Social, si mjet për sigurimin e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, si dhe përkushtimit të treguar drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies komunale në zbatimin e investimeve publike./rajonipress/