Haliti takohet me eprorët e Bondsteelit, flasin për bashkëpunimin dhe projektet në Viti

Viti – Sokol Haliti është takuar me zëvendëskomandantin e Bondsteel – Nënkolonelin Hessel dhe Major Amolochitis, zëvendëskomandant i batalionit non-kinetic ku janë vlerësuar projektet në Viti.
Të premtën kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim zëvendëskomandantin e kampit Bondsteel, me të cilin ndau diskutime të frytshme rreth zhvillimeve në komunën tonë.
Ai u interesua nga afër për projektet që janë realizuar në Viti dhe shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe punën e bërë nga institucionet komunale, pavarësisht sfidave dhe bllokadave me të cilat është përballur Komuna Vitisë.
Ishte kënaqësi të dëgjoj një vlerësim të tillë, i cili na jep shtytje për të vazhduar përpara me përkushtim edhe më të madh, në shërbim të qytetarëve tanë.
Bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë si KFOR-i mbetet kyç në avancimin e jetës dhe infrastrukturës në komunën tonë, dhe jemi të hapur për thellim të mëtejmë të këtij bashkëpunimi./rajonipress/