ZN

Sokol Haliti i bindur, Lumir Abdixhiku do të jetë Kryeministri i ri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Më 9 shkurt, një epokë e re politike fillon për Kosovën. Sfidat janë të mëdha, por shpresat për një të ardhme më të mirë janë po aq të fuqishme ka shkruar Sokol Haliti.

“Lumir Abdixhiku do të jetë Kryeministri i ri, i cili do të udhëheqë vendin drejt stabilitetit dhe prosperitetit” shkroi Haliti.

ZN

Haliti mendon se takimet, tubimet e mëdha dhe kontaktet e shumta me qytetarët na vërtetojnë faktin se është koha e njerëzve të zot e të sinqertë.

“Jam shumë i kënaqur me elektoratin e LDK-së i cili po tregon interesim të madh që ta kthej namin e kësaj partie që e ndërtoi presidenti Rugova. Fitorja është e sigurt dhe ne do të jemi të përgatitur për ta quar përpara progresin e arritur me shumë mund për këto vite” tha Haliti./rajonipress/