Hidromorava

Kërpudhat e Kosovës “pushtojnë BE-në”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Me 55 punëtorë, kompania “Fungo FF” arrin që brenda një viti të prodhojmë më shumë se 200 tonë kërpudha. Shumicën prej tyre e eksporton në BE.

“Fungo FF” është një kompani prodhuese krejtësisht e veçantë në Republikë e Kosovë. Me qendër në Kamenicë, 70 kilometra në lindje të Kosovës, kjo kopani është ndër të rrallat në rajon, por pothuajse e vetmja në Kosovë që produktet e veta i plason në Zvicër, por edhe në vendet tjera të Bashkimit Evropian.

“Fungo FF” me pronar Fatmir Krasniqin, nuk prodhon diçka të panjohur për qytetarët, madje në treg nxjerr një produkt shumë atraktiv dhe tepër i konsumueshëm që nga antika. Është fjala për kërpudhat champignons, apo siç njihen në zhargonin kosovar, (kërpudhat e njeriut).

Me 15 punëtorë të rregullt dhe me rreth 40 të tjerë sezonal, “Fungo FF” arrin që brenda një viti të prodhojë më shumë se 100 tonë kërpudha champignons dhe të grumbullojë rreth 100 tonë të tjera, kërpudha të malit “boletus edulis”, apo siç njihen(kërpudhat e ujkut).

Po ashtu, kjo kompani, siç deklaroi për “albinfo.ch” pronari Krasniqi, prodhon mbi 200 tonë boronica, ndërsa planifikon që brenda këtij viti të eksportojë për në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian rreth 500 tonë gështenja. “Me Përjashtim të një ndihme që na ka dhënë qeveria e Zvicrës, të gjitha investimet janë vetanake”, tha Krasniqi.

Fillimisht qendër grumbullimi

Uji Dea

“Fungo FF”, sipas pronarit të saj, veprimtarin e vet e ka filluar në vitin 1990, si stacion për grumbullimin e kërpudhave të malit për një kompaninë sllovene “Sllovenija Sagje”. Në këtë qendër, siç tha Fatmir Krasniqi, për disa vjet janë grumbulluar kërpudhat e “ujkut” nga e gjithë Anamorava.

Ndërsa tani, sipas tij, “Fungo FF” është avancuar duke kaluar në sektor prodhimi dhe eksportimi. Krasniqi tha se kompania e tij është e ndarë në dy sektore.

“I pari merrem me grumbullimin, përpunimin dhe shitjen e kërpudhave të malit dhe frutave të tjera si boronicat, dredhëzat e egra, manaferrat, gështenjat etj. Dhe sektori i dytë merret me kultivimin dhe konservimin e kërpudhave champignons”, tha ai.

Fatmir Krasniqi e konsideroi shumë të vështirë përpjekjen për të kultivuar vetë kërpudhat champignons. Duke qenë një produkt krejtësisht i rrallë dhe shumë pak i njohur si kulturë në Kosovë, ai tha se i është dashur të shëtis gjithë Evropën për të marrë mësime adekuate për kultivimin e kërpudhave.

“Gjatë periudhave të ndryshme kemi pasur rënie dhe ngritje, por fal vullnetit dhe punës që kemi bërë kemi arritur të ecim përpara. Aktualisht i kemi mbi 150 restorante, hotele e markete në Kosovë. Kemi klientelë në regjion, në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri. Po ashtu kemi kompani në Hungari, Holandë në Itali e Zvicër që i marrin produktet tona”, tha Krasniqi.