ARKATANA

Kapiten Ismajli: Duhet të mësojmë nga ky gabim i madh, të shikojmë përpara

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ishte i vetmi rezultat që nuk ka nevojitej. Kombëtarja “kuqezi” ka zhgënjyer totalisht mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në mitikun e “Air Albania” janë mundur me rezultatin e ngushtë, 2-1, nga “Verdheblutë” e Ukrainës, në përballjen e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve të Nations League.

Pas sfidës një koment për mediat e ka bërë edhe kapiteni Ardian Ismajli, i cili pjesën e parë të sfidës, si sfidën më të keqe në këto 3 vitet e fundit, teksa shtoi se skuadra e tij duhet të mësojë nga ky gabim trashanik.

FIDANISHTJA

“Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara”, deklaroi fillimisht kapiteni Kuqezi.

“Dy golat i morëm shumë shpejt dhe ramë shumë keq. Ishte shumë e vështirë, tentuam të bënim maksimumin. Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më. Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje. Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Ka interes nga Juventusi, është e vështirë por jo e pamundur, shumë shpejt do të vendosim”, vazhdoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.