Një tjetër paraqitje fantastike e Marash Kumbullës në La Liga
Skuadra e Espanyolit ka shënuar një fitore të madhe në javën e pestë në La Liga, pasi mposhti 3:2 Alavesin.
Në këtë ndeshje, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla ishte një nga më të mirët, shkruan Indeksonline
Sipas “Sofa Score”, Kumbulla u vlerësua me notën 7.1, duke bllokuar kështu tre goditje nga lojtarët kundërshtarë, duke larguar 13 herë topin nga zona.
Kjo ishte fitorja e dytë e Espanyolit në La Liga në pesë ndeshjet e para të edicionit të ri./Indeksonline/