HW

Ka ndërruar jetë, Bektesh Bekteshi, doktor i shkencave të pedagogjisë nga Zhegra e Gjilanit

/ 6 minuta lexim
HW

Gjilan – Sot në moshën 75-vjeçare ndërroi jetë, Bektesh Bekteshi, doktor i shkencave të pedagogjisë në Universitetin e Prishtinës. Bekteshi ishte një punëtor i palodhur i arsimit shqip. Ishte një gur themeltar i arsimit shqipe. Punoi dhe punë e bëri punë. Ku punoi, la mbresa të pashlyeshme tek shkollarët, kolegët dhe tek studentët e tij. E deshi pa masë punën me ditar në dorë. Ndonëse pati shumë sfida jete, se pati jetë me vuajtje e skamje, ai e përballi dhe nuk ndjeu lodhje në rrugën e quajtur dritë e diturisë. Përherë qe i përgatitur dhe shembull në punë ku punoi e veproi.

Askush nuk mund t’i dalë vdekjes përpara. Ajo vjen në mënyrë “tinzare” dhe pa adresë. I merr njerëzit papritur dhe para kohe. Ajo, kur të vjen, thotë populli, çilja derën. Është e ftofshme dhe e neveritshme. Por, s’ka kah t’ia mbajë njeriu! Është një vdekje! Këtë jetë “tjetër”, askush nuk e adhuron. Pse jo? S’ka më të rëndë se vdekja. Ajo nuk pranohet lehtë. Është momenti i fundit i jetës. Është befasuese dhe e pamëshirshme. Jo vetëm kaq.

Sot, në moshën 75-vjeçare ndërroi jetë, Bektesh Bekteshi, doktor i shkencave të pedagogjisë në Universitetin e Prishtinës. Bekteshi ishte një punëtor i palodhur i arsimit shqip. Ishte një gur themeltar i arsimit shqipe. Punoi dhe punë e bëri punë. Ku punoi, la mbresa të pashlyeshme tek shkollarët, kolegët dhe tek studentët e tij. E deshi pa masë punën me ditar në dorë. Ndonëse pati shumë sfida jete, se pati jetë me vuajtje e skamje, ai e përballi dhe nuk ndjeu lodhje në rrugën e quajtur dritë e diturisë. Përherë qe i përgatitur dhe shembull në punë ku punoi e veproi.

Thonë, njeriu shkon, por veprat mbesin. Mbesin dhe ato qëndrojnë të pavdekshme. Andaj, secili njeri e ka një “vepër”, e cila mbetet e shijohet. S’ka më mirë se në jetë njeriu të bëj vepra të mira. Edhe Bektesh Bekteshi ishte një njeri nga më të dalluarit e të respektuarit në jetë.

Dr. sc. Bektesh Bekteshi është i lindur në Zhegër të Gjilanit, më 1 janar të vitit 1943. I ati i tij, Selmani, qe një njeri shumë i nderuar nga qytetarët e Malësisë së Karadakut e më gjerë. Ishte familje me tradita të pasura atdhetare.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesme (Normalen), në Gjilan, në vitin shkollor 1963/64. Një kohë Bektesh Bekteshi ishte mësues me ditar në dorë në Shkollën fillore të Pidiqit. Më vonë punoi si arsimtar i ciklit të lartë në Shkollën fillore, tash “Agim Ramadani” në Zhegër. Por, pak kohë ka punuar me ditar në Shurdhan e Pasjan.

Bektesh Bekteshi e deshi pa masë rrugën e shkollimit. Ndonëse pati kushte të rënda ekonomike, ai në vitin akademik 1964/65 regjistrohet në Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë në Prishtinë, të cilin fakultet e kryen në vitin 1969 me sukses të dalluar. Pas studimeve, një vit punoi në Qendër për Punë Sociale në Prishtinë, e pastaj filloi të punojë si profesor në Gjimnazin”Sami Frashëri” dhe në atë të Lipjanit.

HW

Në vitin 1972, Bektesh Bekteshi zgjedhet asistent në Degën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës për lëndën “Metodologjia e pedagogjisë me statistikë”.

Mësojmë se studimet pasuniversitare i regjistroi dhe i mbaroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku në qershor të vitit 1976 magjistroi në temën “Ndryshimet e ngarkesës së nxënësve të shkollave fillore në kalim nga mësimi klasor në atë lëndor”. Këtë materje studimore, pas pak kohe e ka botuar si libër të kësaj natyre. Pas pak kohe, Bektesh Bekteshi, që na mungon, ka doktoruar në temën “Komponenta kohore dhe përmbajtësore e ngarkesës së nxënësve të shkollave fillore”, e cila tezë ka 420 faqe tekst. Jo vetëm kjo.

Gjatë punës së tij studimore e shkencore, ai përparon dhe nuk ndalet. Së pari merr titullin e ligjëruesit, pastaj, pas mbrojtjes ë doktoratës, në atë të docentit (1987) e pastaj në titullin e profesorit inordinar (1994) dhe më 1999 në atë të profesorit ordinar për lëndën e përmendur më parë. Ai disa vjet ishte ligjërues i lëndëve si janë: “Metodika e dituri natyre dhe shoqërisë” në SHLP “Skënderbeu” në Gjilan; ligjërues i Pedagogjisë në Fakultetin e Filozofisë – Dega e Historisë dhe Filozofi – Sociologji të UP-së, ligjërues i lëndës Metodologji e hulumtimeve shkencore me statistikë në FKF dhe në shkallën e tretë të këtij fakulteti. Ligjëroi në Universitetin e Tetovës, ishte anëtar dhe kryetar i Kolegjiumit të shkallës së tretë në Fakultetin e Filozofisë – Dega e Pedagogjisë etj.

Dr. Bektesh Bekteshi, që nga sot na mungon, ai pos obligime të përditshme si ligjërues me studentë, punën hulumtuese e shkencore nuk e ka ndalë në ngritjen e tij profesionale. Vazhdimisht është marrë me publikimin e punimeve shkencore nëpër revista dhe gazeta, si janë: “Shkendija”, Libri shkollor”, Për prindërit”, “Zëri i rinisë”, “Rilindja”, “Pionieri” e në revista të tjera. Ka botuar me dhjetëra punime profesionale – shkencore. La në dorëshkrim disa vepra. Ka bërë disa recensione të teksteve shkollore.

Por, edhe pas kësaj pune “kulmore”, ai sot na mungon. Kjo është jeta “tjetër”, e cila veprat i lë pas dhe shkon në një botë të pakthim. Bektesh Bekteshi ishte profesor me tërë qenien e tij njerëzore. Ishte i afërt, komunikues, shumë punëtor, zë ulët dhe ofrues dhe vizionar. Të rrallë do ta lind natyra një njeri të tillë me karakter të lartë njerëzor dhe shumë i pasur me dije e dituri.

Por, aj vdekja! Ajo i merr njerëzit pa e ditur. E mori edhe profesorin e urtë e punëtor, Bektesh Bekteshin, i cili, sa ishte gjallë, përkujtohet si njeri me plot kuptimin e fjalës. Punoi dhe punën shumë e respektoi gjer në frymën e fundit të jetës.

Të shtojë edhe këtë se, ai, sa ishte gjallë, bëri përgatitjen e shumë emisioneve arsimore në RTV të Prishtinës. Punoi dhe punën shumë e vlerësoi. Ishte shembull i profesorit punëtor kudo që punoi e veproi./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.