UBT

Piktori me renome ndërkombëtare Zeqirja Rexhepi, viziton shkollën ku bëri hapat e parë të dijes, Bujar Nevzati ka një falënderim të veçantë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me rastin e 70-vjetorit të lindjes dhe 45-vjetorit të krijimtarisë artistike, sot shkollën tonë fillore “Skënderbeu” në Përlepnicë e vizitoi dhe e nderoi aktivisti, artisti dhe piktori i mirënjohur, Prof. Zeqirja Rexhepi – bashkëvendësi ynë i çmuar, i cili hapat e parë të dijes i mori pikërisht në këtë shkollë, për të vazhduar më pas në Shkollën e Mesme të Artit në Pejë dhe studimet në Akademinë e Arteve në Shkup e Prishtinë ka shkruar Bujar Nevzati.

Postimi i plotë:

Kjo vizitë e tij për ne ishte nder dhe privilegj i veçantë, sepse përveç pranisë së tij, ai solli edhe disa nga pikturat më të çmuara të historisë sonë më të re kombëtare: portretin e Komandantit legjendar të UÇK-së,”Adem Jashari”- krenaria e gjithë shqiptarëve, si dhe veprën monumentale “Egzodi i shqiptarëve 1999”, që pasqyron dhembjen dhe tragjedinë e shkaktuar nga masakrat dhe gjenocidi i ushtrisë dhe policisë serbe.

Ne si kolektiv i shkollës ishim shumë të nderuar nga kjo vizitë e pritur, duke e njohur mirë artistin tonë me përmasa kombëtare, Prof. Zeqirja Rexhepi, ku sot ai jeton dhe vepron në Kanada me familjen e tij të gjerë, por siç na tha vetë, zemrën dhe mendjen i ka gjithmonë në Përlepnicën e tij të dashur, në Gjilan dhe në Kosovë.

HW

Nëpërmjet pikturave, vizatimeve dhe veprave të krijuara ndër vite, Prof. Zeqë pasqyron jo vetëm zhvillimin e tij si artist, por edhe dhimbjen, dashurinë, krenarinë dhe përkushtimin për vendlindjen, kulturën, artin, për nxënësit, për kolektivin e kësaj shkolle dhe gjithë qytetarët!

I përulemi me shumë respekt për gjithë atë mund dhe sakrificë që ka bërë për kombin tonë, duke i uruar jetë të gjatë, shëndet dhe frymëzim të pashtershëm në krijimtarinë e tij artistike.

Në emër të nxënësve, mësimdhënësve dhe gjithë stafit të SHFMU “Skënderbeu” – Përlepnicë, faleminderit nga zemra, Profesor Zeqirja Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.