RCCOLA

Jemi me fat që shijojmë dhe jetojmë me veprat dhe kryeveprat e piktorit Akademikë Isa Alimusaj

/ 23 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Të shkruash për akademikun Isa Alimusaj është edhe privilegj edhe përgjegjësi. Alimusaj ka një krijimtari të pasur artistike, një akademik me një bagazh cilësor në fushën e arteve pamore. Një krijues e patriot që solli gjeneratat e para të arteve pamore si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Megjithatë krijuesi gjilanas Jeton Rexhepi i cili edhe është në prag të doktoraturës në Tiranë, duke punuar nga afër me profesorin Isa Alimusaj, i ka bërë një përmbledhje gjithëpërfshirëse krijimtarisë profesionale të Alimusaj. Lexojeni punimin e Jeton Rexhepit që me profesionalizëm e pasqyron jetën dhe botën e pasur artistike të Isa Alimusaj.

Isa Alimusaj, u lindë në Strellc të Epermë të Deqanit. Mësimet e para për vizatim dhe pikturë i filloi nga shkolla fillore në vendlindje, talentin ia zbuloj profesori i artit, Nimon Lokaj.

Qysh në moshën12 vjeçare, i propozoj familjes së I.Alimusaj që të vazhdoj shkollimin më tutje për art në shkollën e mesme të Arteve Aplikative në Pejë. Vazhdoi studimet për pikturë në Shkollën e Lartë Pedagogjike ( Grupi i Arteve Figurative ) në Prishtinë, e quajtur Akademia e Arteve, Drejtimi Pikturë në klasën e Akademikë Muslim Mulliqi dhe e kreu në vitin 1980.

Studimet pas universitare në Beograd, drejtimi pikturë te prof. Aleksander Llukovic, 1983. Pas mbarimit të studimeve piktori kthehet në vendlindje për të kontribuar në fushën e arteve Pamore, dhe filloi si Arsimtar i Arteve Figurative në shkollën fillore ‘’Bajram Curri’’në Izniq.

Një vit më vonë profesor në shkollën e Mesme të Arteve Aplikative në Pejë. Pastaj nga viti 2001 në Universitetin e Prishtinës Fakultetit i Arteve Figurative në Lëndën e Anatomisë Plastike dhe Nudo e deri më sot.

Veprimtaria Artistike e Prof. Isa Alimusaj është mjaft gjithëpërfshirëse në Kosovë, ai më shumë se gjysmëshekulli aktivitet artistik duke kontribuar mjaft në nxjerrjen e gjeneratave të reja në fushën e arteve pamore.

I Alimusaj i takon gjeneratës së dytë të piktorëve dhe është përfaqësues i frymës së Impresionizmit në Kosovë . Frymëzimet e para i kishte nga ( Claude Monet 1840-1940) dhe ( Camille Pissarro 1830-1903 ).

Në krijimtarinë artistike të Alimusaj kishte dy momente të rëndësishme për piktorin, e para ishte ‘’Punimi i parë në shtypin e kohës “Zëri i Rinisë”, në vitin 1966 i titulluar “Njerëzit” ndërsa ekspozita e parë ishte ne Qendrën e Rinisë në Prishtinë në vitin 1972.

Sot që ne po flasim për Piktorin Isa Alimusaj ai numëron diku mbi 20 ekspozita personale dhe shume ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit. Tematikat e Artit Figurativ të autorit janë nga historia jon dhe pafuqia për të qen si shtet i fort dhe një nivel tjetër kulture e civilizimi artistik të populli të tij, gjithmonë është preokupuar për portretin e njeriut dhe gurin, profesori ka një thënie për këtë :”Njeriu gjithmonë më i fort se guri”, që nga viti 1980 ka një përkufizim të idesë dhe temës të quajtur “Profile Dardane” si term i përgjithshëm qëndron sepse të kthen tek parahistoria, tek periudha e Neolitit, tek gurtë të mëdhenjë të quajtur “Dolmenet dhe Mengieret”, këto Profile njerëzish që vijnë nga viset e ndryshme të Kosovës i mbështjelli me petkun e gurit si fillim i një vendi që është harru nga fuqitë e mëdha me gjithë këtë vend të pa eksploruar nga rrënojat e Luftërave mbi – VI – shekuj, të pa fuqishëm për ta çliruar vendin, autori paraqet përmes veprave artistike të gjitha tmerret e luftërave, masakrave, shkatërrimit, dëbimit, padrejtësive deri tek pushkatimet nga afër të shqiptarëve nga pushtuesit shekullor turq e serb. Teknika e pikturimit ishte e ndryshme nga Kolazhi, Tempera, Akrelik dhe Vaj në materiale të letrës, pëlhurës, reliev, etj. Tek këto tema realizoi disa cikle të profileve Dardane që sigurisht me kalimin e kohës duken më të formësuara estetikisht nga çdo aspekt figurativ, peizazhe, figura njeriu, kulla, male, veshje kombëtare, Gurë, fusha, Plisa, koka, Pushkë, hije, lumenjë, mure, ushtarë, lisa, lule, etj. janë vetëm disa figuracione artistike si elemente të rëndësishme për idetë në pikturat e Isa Alimusaj, imagjinata kreative funksionon nga një grumbull molekulash që grumbullohen aty pranë një grimcë thellësi shpirtërore brenda trupit të piktorit që vlon sa herë që ato e thërrasin sa herë që sëmundja vjenë trup, piktori zgjohet dhe merr forcë të shprehë ndjesinë e artikuluar ndër vite dukë shpalosur gjithë atë gjenialitet në telajo nga vjen kjo nga vetë qenia njerëzore piktorit nga lindja e diellit në mëngjes që motivon për të folur më ngjyra më brusha pranë studios ku kalon kohën më të madhe të ditës.

Dy pasione ka piktori Leximin dhe Shëtitjen pastaj këto i trajton në piktura në cikle e në tema që janë pothuaj të gjitha në formate të mëdha ndërsa e kuqja dhe e verdha konsideroj se janë dy ngjyrat e preferuara të krijuesit duke mos përjashtuar edhe ngjyrat të tjera, fillimisht në fillim të karrierës artistike më shumë pikturoi me tone bardhë dhe zi dhe mundësit që të japin këto dy ngjyra gjatë përpunimit të tyre si e hirit, dhe të përafërta me to, pastaj futja e gazetës si material dhe pastelit të yndyrshëm e të thatë e bën edhe më të veçantë piktorin tonë në gjuhën shprehëse dhe zgjedhjes së teknikave të pikturimit.

Një realizmi duke u tretur gradual i ndërtimit të veprës së piktorit I.Alimusaj, shpërthen me një masë të caktuar ekspresivitetit emocional të krijimit të sipërfaqeve tonale me këto teknika që përmenda më lartë.

Është e kjarte që nuk përdor vetëm një brushë si disa piktorë kolegë të tij, piktori Isa Alimusaj ka një mjeshtëri të ndërtimit piktural të idesë dhe formatit, kompozicionit dhe imagjinatës, vendosjes dhe teknikës së pikturimit. Është një stil i artikuluar mirë në telajo, i ndërtuar ndër vite një talent i lindur me tempo të shtuar dhe më staza të gjata të pikturimit po të ishte në maratonë do të dilte kampion çdoherë.

Teknikisht e arritur mjaftë mirë në mënyrën e përgatitjes dhe prezantimit të veprave të piktorit tonë I.Alimusaj. Edhe pse janë munduar autorë të ndryshëm ta paraqesin piktorin në ndërtimin e cikleve në etapa të ndryshme prapë konstatoj që ciklet janë më shumë studim i mirëfilltë i një teme të caktuar në fushën e artit pra, nuk largohet autori prej “Profileve Dardane”, vetë se këto profile i vendos në hapësira të ndryshme qoftë kompozicionale, qoftë kohore apo edhe imagjinare në gjuhën figurative të krijuesit.

Vetëm vendi ndryshon, kemi raste kur figurat janë pran kullave në disa të tjera në afërsi të maleve, disa të tjera në fusha e në kohë të ndryshme ajo që vlen të theksohet është ndryshimi i ngjyrave që mendoj që është fazë e ndryshimit në pikturë sepse kalimi nga ngjyrat “Neutrale”, tek ato më të preferuarat ka në përshkrim estetikë në ngritje nga ajo përvoja që vijnë ngadalë duke u përsosur, historia na mëson që artisti me kalimin e viteve punë intensive arrin mjeshtërinë edhe në ngjyra dhe të bërit pikturë profesionale.

Madhësitë horizontale të veprave të piktorit zgjedhin edhe vendin e merituar në artet kosovare, liria artistike për të provuar hapësira të mëdha pikturale, krijon një art origjinal të pa ndikuar nga të tjerët, por i frymëzuar nga disa artistë vendor dhe të huaj.

Alimusaj meriton një muze Gjigantë të përmasave të muzeut të ( Prados në Spanjë ) të qëndrosh, pran një vepre të artistit të dëshmuar në fushën e arteve pamorë do të thotë të vizitosh veprat e ( Claude Monet ) në mënyrë virtuale 4D që mundë të futesh në botën e brendshme të piktorit që reflekton pozitivitet artistik dhe mbjellë dashuri për vendin dhe njerëzit që dhanë gjithçka për këtë tokë, kjo frymë e edukimit të masave duhet të vazhdoj edhe tek gjeneratat e reja, prandaj konsideroj që veprat dhe kryeveprat e piktorit të kenë vendin e merituar në historinë më të re të Kosovës edhe pse ajo është mjaftë e pasur dhe e larmishme.

Vepra e titulluar “Profile Dardane” tek e kombinuar, (115cm x 220 cm ) viti 1997.

Është dëshmia më e mirë se çfarë e frymëzuan autorin për ta krijuar këtë vepër artistike që paraqet frymën impresioniste të një realiteti i përjetuar nga vetë autori i ngjarjeve të fillim luftës në Kosovë të vitit 1997/98.

Tema është e njëjtë si ajo e ( Fancisco Goya 1746-1828 ) vepra “3 maji 1808”. Ajo çka dimë ne për këtë vepër është që qytetarët e Spanjës mbrojtën Kryeqytetin e tyre ndaj pushtuesve dhe si frymëzim Goya u motivua të shënoj këtë ngjarje mjaftë të rëndësishme për popullin Spanjollë, ne nuk e kemi njohur atë na sjellë piktori në tablo si një dëshmi e kohës për gjenerata që do vinë prandaj edhe piktori ynë Isa Alimusaj me mjaftë guxim dhe mjeshtëri realizue veprën që në përmbajtje është si ajo e “3 maji 1808” e Goyës pak mundë të vërejmë dallimet janë në stil në rrym artistike ndërsa thelbi i saj është i njëjtë një pikturë e ndarë në dyshë në anën e majtë njerëzit e pafajshëm të Kosovës dhe ana tjetër policia e ushtria duke drejtuar armët qytetarëve, vetëm këta kanë edhe fëmijë në krahë dhe ngjarja zhvillohet në Kosovë.

Kemi pesë figura dardane të pozicionuara përballë tytave të armëve të okupatorit serb, kemi figura nga guri të shëndrruarë në portrete karakteristike me forma vertikale të zgjatur dhe kë kanë forma profile portretesh që dallohen letë edhe gjinia e tyre, planet janë të harmonizuara me formatin e pikturës nga më i moshuari deri tek fëmija në krahë të nënës janë formalisht në pozicion statikë nuk lëvizin sepse gjithçka varet nga pala tjetër që drejtojë tashmë edhe jetë, por edhe lëvizjet e tyre, kjo familje që mbron pragun e shtëpisë është viktima më e pafajshme sikur të gjitha viktimat tjera që kanë të njëjtin përjetim.

Tonet janë nga hiri e mbyllur deri tekë e hirit e hapur dhe një kafe e çelur që përkufizon tonin e të bardhës së përlyer, është një harmoni tonesh dhe një perspektive formash të profileve dardane ku asnjëri nuk përngjanë ose nuk përsëritet sa forma e as madhësia me gjerësinë e trupave brenda kësaj vepre, një sfond i mbyllur që tregon kohën e dimrit dhe mesë natën një polici e ushtri nga ana e djathtë e pikturës, tregon që janë shumë dhe të gatshëm të ekzekutojnë në prani edhe të fëmijëve duke privuar nga jeta njerëzit e pafajshëm, vetëm që ishin Dardanë, ka ruajtur edhe këtu tërësinë kompozicionale duke i paraqitur ushtarët me forma tjera të tjera të fytyrave në veprën artistike, edhe pse të shëmtuara dhe të çrregulluara në pamje tregon së çfarë tmerri kanë përjetuar njerëzit në kohën e luftës në Kosovë, dhe para saj, shihet kryqi me helmetat ushtarake të flamurit serb, është autori që paraqet mjaftë simbolik edhe pse në teknikë të kombinuar është realizuar më mjeshtëri të madhe duke marrë parasysh edhe madhësinë e veprës, e kaltër, e kaftë e gjelbërt janë ngjyra të cilat ushtarët bartin në veshjet e tyre me një distancë mjaftë e ngjeshur që pasqyrojnë edhe numerikisht sasinë më të madhe ushtarëve në krahasim me një popullatë civile, thelbi i saj është pushkatimi i njerëzve të pafajshëm që flasin shqip dhe janë në tokën e tyre.

Ajo që duhet studiuar mirë është baraspesha e formave trupore që janë me një nivel të barabartë kompozicionale dhe drita duket se futet nga ana e ekzekutuesit, përshkrimi i dritës është horizontal dhe hija duket vetëm mbrapa kokave të tyre figurave të thjeshta, por të dokumentuara me anë të një vepre artistike që sytë e njerëzve qajnë në formën e demoralizimit të viteve që përjetuan në Kosovë dhe një përjetim i tillë vjen edhe nga vetë autori nga ngjarjet familjare të tij edhe rrëfimeve dhe përjetimeve të njerëzve që edhe sot janë gjallë shumë ngjarje të njëjta në Kosovë dhe në botë që kanë për qëllim ndriçimin e së vërtetës historike me vepra pikturale.

KKVITI

Vepra tjetër e titulluar: “Pritja e njerëzve të tokës së Kuqe”, e Profileve Dardane, gërsheton me së miri se toka e kuqe është larë me gjak, ajo është e ngopur mjaftë nuk duron dot më gjakderdhje, aty pranë ka plotë profile formash gurësh që qëndrojnë pranë një kulle, pranë një derës së kullës, disa nga to janë formash profilesh grash të rajonit të Dukagjinit, disa të tjera burra, disa të tjera vetë formash gurësh natyrale të gjetura në natyrën përreth ambientit që rrethon ngjarjen, një bazament me të kuqën, që lidhet me perspektivën, e gjithë tablosë kompozicionale mbi pesëmbëdhjetë figura të cilat janë të pozicioneve të ndryshme në ca të tjerë në lëvizje, një grumbull njerëzish një grumbull profile Dardane që presin pafundësisht ne tokën e tyre ata kanë shikime të ndryshme kanë forma të ndryshme madhësi dhe trashësi të ndryshme të gjitha të vendosura në perspektivë me njëra tjetrën edhe hijezimi është majtas figurave sepse dielli vjen nga perëndimi e gjithë tablo merr një tatëpjetë pikturale të profileve që kanë një gjysmë realizmi piktural, pritja e Gurëve në hapësirë janë më shumë që ngjajnë si një civilizim në “rrethin e trilitit” në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto këtu në Pejë qëndrojnë në pozicione të ndryshme ndërsa ato veertikale, dy botëkuptime të ndërtimit të një kohë e cila qartazi definon nocionin “Guri Dardan” që lidhet me njeriun drejtpërdrejt nga guri që ishte mjetë i vetëm mbrojtje, gëzimi, fuqie, besimi, përjetimi, një materie që mishërohet me njeriun i fortë si guri, këtë imagjinatë artistike e cila realizohet nga krijuesi ynë guri tekë ne ka këmbë portret ka duar ka forma tjera gjeometrike e figurative apo edhe plasticitet muskulor që determinon kërkesat për ta testuar këtë guri Dardan, në bazament ka ngjyra themelore e kuqe e kaltertë e verdhe, e gjelbërta është më shumë besim që lidhet me njeriun tek figurat e Isa Alimusajt, e bardha është dominante, e portokalli është ngjyrë sferike që mbështjellë ozonin e atmosferës pikturale, e zeza ka dy kuptime, përshkruan hijet, të cilat nuk janë të njëjta dhe jo në të gjitha figurat ka hije këto hije janë edhe brenda trupit të figurave është karakteristike forma e kokave që ngjajnë me shumë artistë kosovarë, si : Rexhep Ferri, Muhamet Shala, Agim Qavdarbasha, Adem Rusinovci, etj. janë përsëritje të këtyre kokave të vogla me trup të madh edhe tek piktori ynë Isa Alimusaj kemi pothuaj të njëjta koka në disa vepra artistike, ndërsa në ketë vepër shamia e cila përshkruan deri tek shpatullat e disa figurave tek këto profile njerëzish, duart dhe këmbët janë karakteristikë e piktorit në imagjinatën pikturale që më shumë ndoshta përngjajnë në karakterin e vetë piktorit, jo për nga madhësia reale, por shndërrimi i gurëve skulptura statike e që në realitet janë një stil i ndërtimit të figurave të njeriut si tekë vepra e piktorit ( Henri Matisse 1869-1954 ) e titulluar “La danse, 1909” ( Vallëzimi ), që ka një ngjyrë trupi i njeriut duke vallëzuar, e ajo mundë të jetë e Kuqe, apo e kaltërt, që rëndësi ka kjo edhe piktori ynë e përdorë ngjyrën e bardhë si Matisse që thenë akademizmin në pikturë, duke pikturuar vetëm më një tonë figurën e njeriut, këto figura janë blloqe të gdhendura në pikturë, por me brushë dhe të renditur në tre ndërprerje kompozicionale nga më e larta tek më e vogla shkallë – shkallë, shami të llojeve të ndryshme të ngjyrave dhe viseve të Rugovës e mbështjellur nga lartë kokës, përshkrimi i vijave të elementeve figurative mundë ta zbërthejmë rëndësinë e motivit të pikturimit të pozicioneve nga të ndryshmet në një fushë afër vendbanimit, baraspeshim të figurave me kullën, diagonalja përcakton perspektiven në këtë vepër estetike të artistit Isa Alimusaj.

“Vajë në pëlhurë, dim 130×97 cm. Është vepër e cila rritë fokusin e planeve edhe i bënë ato më të dukshme për publikun, planet e para të një figure e cila nuk ka kokë vetëm trup, ndërsa afër saj qëndron një femër e cila është ulur dhe i gjithë trupi i saj është forma të lakuara plasticiteti skulpturalë, është vazhdimësi e ciklit të “Profileve Dardane”, ky trup është në qendër dhe tre gra të tjera të ulura në anën e djathtë dhe disa të tjera qëndrim në këmbë, por në lëvizje pastaj krejt në fund të pikturimit kemi dy figura tjera, gjyshet tona të cilat hedhin farën për të mbjellë të korrat tona, është një atmosferë punë dhe bisede njëkohësisht ku këto të fundit janë me shpinë të kthyer mbrapa dhe gjithë pikturën e përshkruan një gardhë i kohës me thupra që ka qen karakteristike e ndërtimit të murit që u zëvendësua nga tullat dhe betoni.

Një sfond i qiellit të qetë që tregon kohën e verës dhe një ditë e nxehtë, e zeza ndanë planet, e gjelbërta tregon një tokë një bazamentë, pastaj e kuqja, arën e punuar, e kafeta kufizimin e kësaj tokë tip të kufirit territorialë të kontrollit, e kuqja e hapur mbi trupin e figurës afër tregon forma të vajzave të reja që i dallon edhe me ngjyra që janë të përafërta me to, pastaj e verdha, veshjet tradicionale, kostumet e ndryshme të rajonit të Dukagjinit, secili guri ka personazhin e vetë ngjyrën dhe madhësinë dhe funksionin e saj moshën dhe profesionin e saj, e gjelberta e hapur tek kokat personifikon moshën e mesme të vajzave të cilat kanë funksion lehtësues në raport me të moshuarat në gjeneratë.

Karakteristike lëvizja e Qafës tek këto figura nga guri janë estetike janë madhështore dhe dallojnë nga veprat tjera që nuk kanë ndonjë studim të madh në portrete të profileve, elegante qyshe në shikim të parë, të plota tregon fuqinë dhe bukurin e sajë, një bashkëbisedim interaktivë i këtyre figurave masovike janë mëse reale në tre dimenzionalet e saj të ndërtimit të pikturës nga vetë jeta dhe kalimi i procesit te punës së vështirë të punës në fusha dhe ara.

Të bukura në forma sferike që ngjajnë në forma kokash zogjsh që imagjinata të bën të krijosh një realitet tjetër të pikturimit edhe shpërthimit të brendshëm emocional e kulturorë, forma rrumbullake dhe katrorë të kësaj atmosfere punë dhe pushim dëshmon se piktori na ka sjellë edhe ca motive të kësaj teme mjaftë të përhapur në vendin tonë, një realitet jo që ka qenë rutinë e përditshme, por edhe përjetim i vetë autorit, besoj që ka marrë momente më të mira të tij dhe ka krijuar art pamorë nga brusha dhe pëlhura me idenë e pikturimit të ngjyrave që manifestojnë gjithçka autoktone e origjinale në ndërtimin e pikturës së Isa Alimusaj edhe si kryengritje, por edhe si porosi artistike të një atdhetari figurativë që pasqyron një realitet pamorë, një fotografi artistike e nga aty ku mundë të shihet e gjithë pjesa që mbulon malet e Bjeshkëve të Nemuna, nëse e shohin në aspekt turistikë mundë të përfitojmë mjaftë sepse është një pasqyrë e mirë e një pjese të rëndësishme të Kosovës, shumë piktura të njohura kanë promovuar bukurit e vendeve të tyre si, qytete, fshatra, bukuri natyrore, objekte të ndryshme etj, edhe pedagogu ynë Isa kapi dy momente fisnikërinë e bjeshkëve që mundë të jetë kufiri afër apo edhe zonë e caktuar një pasqyrim real një kompozicion që tregon stinën e dimrit në Kosovë se si bora qëndron deri në pranverë në këto bjeshkë.

Thellësi ngjyrash perspektive planesh, deri në gjysme thellësie perspektive tek kjo vepër pasqyron fortesën edhe në stuhi acaresh e kushteve të pa përshtatshme për këto figura që dalin si të ishte stina e pranverës, të harmonizuara në disa plane këto profile shtyllash të një krijimi të një civilizimi parahistorikë që vetë me guri mundë të konkurrojmë si vlerë kombëtare dhe në arte pamore në përgjithësi,e këtë më së miri e përfaqëson vepra e piktorit I. Alimusaj, nga një listë me rrënjë që kanë dritë në to e deri tek pjesa tjetër e gurit të gdhendur me brushë një materializim të studiuar deri në prefeksion që mundë të sheh ëndrrën si një realitet i pamundur i përjetimit koloristike të toneve mbi pikturën e baraspeshuar me dy tone të kaltërta me dy të bardha pastaj me dy të verdha, këto mbulojnë birën e parë në pikturë ndërsa në imagjinatë krijojnë fluturime magjepse në gjitha këto vise të pashkelura dhe të pa eksploruara ndonjëherë prej faktorit njeri, rrugë që përshkruajnë daljen në male tjera lidhë të gjithë tablonë me harmonin e vijave që definojnë edhe profilet dardane, por edhe perspektivën me thellësinë e qëndresës së njerëzve për t`i mbrojtur këto bukuri dhe këto pasuri të vendit tonë.

Si kryevepër është piktura “Autoportreti”, viti 1996 vaj ne Pëlhurë, është njëra ndër kryeveprat e piktorit Isa Alimusaj.

Mundë të ketë frymëzime në një pikturë ku shprehë dëshirën për të pikturuar vetën siç kishin edhe piktorët si ( Rembrant, 1606-1669 ) apo ( Van Gogh,1853-1890 ), nëse marrim dhe krahasojmë me veprat e piktorëve që përmendëm më lartë është vetëm një dallim që patën fatin e mirë që nuk kanë lindur në Kosovë. Profili i autoportretit të tij është me një brushë në dorë ka tonë me sfond të mbyllur të cilat janë grumbulluar duke ngritur një raport vlerash tonale të cilat determinojnë pasionin për një ngrohtësi notash të cilat qëndrojnë mbi pentagram ngjyrash të varur nga potezatë të cilat komunikojnë me potezatë të tjerë të cilat formojnë çelësin muzikorë, e kompozicionaltë të veprës, thonë se tema e portretit është mjaftë i përhapur sot në botë edhe është njëra ndër temat më të shtjelluara deri më tani, dhe karakterizohet me elemente që mundë ta veçoj, psh, buzëqeshja, shikimi, madhësia, deformimet e qëllimshme, emocionet njerëzore, psikologjia, pozicionet etj.

Janë vetëm disa nga gjuha shprehëse e piktorit apo krijuesit ndaj portretit si tematikë e përhapur, është madhështore piktori në vepër dominon arsyeja nuk ka nevojë për muzikë është vetë muzika, të merr me vete të shëtit nëpër botë ne një rrugëtime emocionalë shpërthen dëshira për ta parë sa herë që ndihësh i vetmuar të përplasë me realitetin shikon se si njeriu nuk ka çka fshehë nga vetja, përballet me dëshirën e të qenurit artistë në raport me pikturën, ajo e mbytë pasionin dhe thua me vete këtë kam dashur gjithmonë në jetë kjo është ajo që me përfaqëson, nuk ka maska që përpëliten karaktere tjera del dhe përballesh me realitetin e hidhur me një sasi vlerash kombëtare një kombinim me madhështoren ajo të frikëson para se të lindë drita e diellit, të mbanë pezull, ku secili e përshkruan veprën si donë vetë, më nuk je autori, tashmë je vlera që i tregon shoqërisë se artit dhe piktura janë edukim shpirtërorë kombëtarë e patriotikë, portreti e autoportreti janë vetë historia e arkiva e gjallë e një jetë të shpenzuar me vulën e dëshmisë nacionale se edhe piktori ynë këtë përfaqëson kujtesën kolektive, lartëson me brushë personalitete e figura kombëtare e historike, është vetë krenaria një autoportret që është brenda hijeve të dyfishta plani i parë që tregon vetë portreti edhe plani i dytë që tregon ambientin që rrethon një ambient pune më brushë flokë karakteristike të gjitha të thepisura e dredha, drita bie në mesë të portretit syzet, tregojnë kontrastin mes fytyrës dhe reflektimit të xhamit, pjesa më e bukur e autoportretit të Isa Alimusaj është një karakteristikë në mënyrën e pikturimit, veçohet për nga butësia pikturale që harmonizon potezatë me shtresimin e ngjyrave në raport me vetë kërkimin deri në përfeksion të tij. Është veçori shkallëzimi i dritës me poteza brenda figurës nuk e ndanë me vijë ajo shkrihet brenda vetë ngjyrave në pikturë i tillë është kjo kryevepër, të tilla ishin dhe do të jenë kryeveprat botërore së paku ata lanë mundësin e krahasimit ndërsa ne jemi me fat që shijojmë dhe jetojmë me veprat dhe kryeveprat e piktorit Akademikë Isa Alimusaj./rajonipress/

Fig.1/ ”Profile Dardane I” tek.e komb.,115×220 cm, 1997

Francisco Goya “ 3 Maji “ 1308

Fig. 2/ ”Profile Dardane” vaj në pëlhurë-dim.320×115 cm

Fig.3 /”Profile Dardane” vaj në pëlhurë

Fig.4 /”Profile Dardane”vaj në pëlhurë,dim 130×97

Fig.5 /”Profile Dardane” vaj në pëlhurë, 150×120 cm

Fig.6 /”Auto Portret” vaj në pëlhurë, 51×40 cm

Rembrandt van Raijn Auto Portret në 1630
(Autori ka dy auto portrete ky është vetëm si shembull)