United Hospital

Muhaxheri: VV-ja nuk e do një opozitë aktive, PDK-ja dhe Aleanca duhet ta dinamizojnë veprimin politik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Aktivisti politik Arton Muhaxheri ka reaguar pas deklarimeve të eksponentëve të Vetëvendosjes ndaj aksionit politik të deputetit të Aleancës, Time Kadrijajt.

Në një postim në Facebook, Muhaxheri ka vlerësuar se reagimet e zyrtarëve dhe figurave të VV-së tregojnë se pushteti nuk e dëshiron një opozitë aktive dhe të gatshme për veprim politik.

“Reagimet, një pas një, të eksponentëve të VV-së ndaj aksionit politik të Time Kadrijajt, tregojnë më së miri se çfarë opozite do ta dëshironte pushteti: një opozitë të përgjumur, të heshtur, pa aksion dhe pa veprim politik”, ka shkruar Muhaxheri.

Uji Dea

Sipas tij, opozita duhet të dalë përtej deklaratave dhe veprimeve të zakonshme institucionale dhe të përdorë edhe forma të tjera të lejuara demokratike të kundërshtimit.

Muhaxheri ka thënë se ende sheh shpresë te PDK-ja dhe Aleanca për një ndryshim në mënyrën e të bërit opozitë, ndërsa është më kritik ndaj LDK-së.“Kam ende pak shpresë te PDK-ja dhe Aleanca se mund ta bëjnë një kthesë në mënyrën se si bëhet opozitë. Për LDK-në, sinqerisht, këtë shpresë nuk e kam”, ka deklaruar ai.

Ai ka kërkuar që opozita ta dinamizojë veprimin politik, duke mos e përjashtuar asnjë formë të veprimit demokratik që lejohet me ligj.“Pushteti nuk rrëzohet me komente në Facebook. Pushteti sfidohet me organizim, aksion dhe veprim politik”, ka përfunduar Muhaxheri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.