United Hospital

Sabedini: Procesi në Hagë ka humbur besueshmërinë, pres vendim lirues për të akuzuarit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Profesori universitar, Musa Sabedini, në një intervistë për Ekonomia Online ka analizuar procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke shprehur kritika të ashpra ndaj mënyrës së zhvillimit të tij. Duke iu referuar përvojës së tij shumëvjeçare në përcjelljen e proceseve gjyqësore gjatë administrimit të UNMIK-ut, Sabedini vlerëson se ky proces është shoqëruar me mungesë transparence, zvarritje dhe probleme serioze procedurale.

Sipas tij, vlerësimi përfundimtar i gjykatës duhet të mbështetet vetëm në prova të verifikuara dhe dëshmi të besueshme, ndërsa shpreh bindjen se të akuzuarit duhet të shpallen të lirë.

Ai gjithashtu argumenton se një vendim i tillë, sipas këndvështrimit të tij, do të kishte ndikim të rëndësishëm në zhvillimet politike dhe institucionale në Kosovë.

EkonomiaOnline: Zoti Sabedini, si e vlerësoni procesin gjyqësor në Hagë dhe cilat janë vërejtjet tuaja, duke pasur parasysh se keni përcjellë qindra procese gjyqësore gjatë administrimit të UNMIK-ut?

Musa Sabedini: Nga këndvështrimi im, Gjykata Speciale në Hagë ka zhgënjyer pritjet e shumë qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë besuar se ky institucion do të ishte sinonim i drejtësisë, profesionalizmit, korrektësisë dhe transparencës. Përkundrazi, ky proces është shoqëruar me dilema dhe dyshime të shumta, duke lënë përshtypjen e një procedure të rënduar nga mangësi serioze.

Sipas bindjes sime, gjatë zhvillimit të këtij procesi janë paraqitur materiale dhe dëshmi që në shumë raste kanë ngritur pikëpyetje për besueshmërinë e tyre. Unë besoj se një pjesë e tyre kanë ardhur nga struktura të lidhura me Serbinë dhe rrjete të tjera që, sipas vlerësimit tim, kanë qenë të interesuara ta rëndojnë pozitën e të akuzuarve.

Një tjetër shqetësim është mungesa e transparencës. Për dikë që ka ndjekur nga afër procese të shumta gjyqësore në kohën e UNMIK-ut, ngjashmëritë në mënyrën e zhvillimit të disa seancave janë të dukshme. Kam trajtuar këto çështje edhe në librin tim “Vrasja e Drejtësisë në Kosovë”, ku kam argumentuar se në disa procese të administruara nga UNMIK-u ka pasur paragjykime ndaj shqiptarëve dhe vendimmarrje që, sipas vlerësimit tim, nuk kanë reflektuar standardet më të larta të drejtësisë.

ARKATANA

EkonomiaOnline: Profesor Sabedini, a besoni se Gjykata Speciale do të marrë një vendim të drejtë në këtë proces?

Sabedini: Unë shpresoj që trupi gjykues do t’i japë peshën e duhur dëshmive të figurave kredibile, përfshirë personalitete politike dhe ushtarake të NATO-s dhe përfaqësues të institucioneve amerikane, të cilët kanë dëshmuar gjatë këtij procesi.Bazuar në mënyrën se si unë e kam përcjellë procesin, besoj se akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve nuk janë arritur të provohen në nivelin që kërkon standardi penal. Për këtë arsye pres që vendimi përfundimtar të jetë lirues dhe që të akuzuarit të kthehen pranë familjeve të tyre.

Sipas mendimit tim, një vendim i kundërt do të kishte pasoja të rëndësishme politike dhe morale për Kosovën. Gjithashtu, do t’i jepte Serbisë mundësi që ta përdorte këtë proces si argument në narrativën e saj ndërkombëtare kundër Kosovës.

EkonomiaOnline: Nga këndvështrimi juaj, sa mund të ndikojnë dëshmitarët e Prokurorisë në vendimin përfundimtar?

Sabedini: Është e natyrshme që Prokuroria të përpiqet të mbështesë dhe të argumentojë akuzën. Ky është roli i saj në çdo proces penal. Megjithatë, sipas vlerësimit tim, gjatë gjithë zhvillimit të gjykimit ajo nuk ka arritur të bindë trupin gjykues, përtej dyshimit të arsyeshëm, se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi për veprat penale me të cilat ngarkohen.

Në drejtësi nuk duhet të ketë vend për hamendësime apo deklarime që nuk mbështeten në prova të verifikueshme. Çdo pretendim duhet të jetë në përputhje me faktet, kohën, vendin dhe rrethanat konkrete të ngjarjeve.Pikërisht për këtë arsye, mendoj se përgjegjësia kryesore tani i takon trupit gjykues, i cili duhet të marrë një vendim të bazuar në prova dhe në standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

Sipas bindjes sime, një vendim lirues do të ishte epilogu që përputhet me provat e paraqitura gjatë procesit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.