Jasir Asani gjen rrjetën pak para grumbullimit me Shqipërinë për ndeshjen me Serbinë

Sulmuesi anësor Jasir Asani dha një kontribut të rëndësishëm, duke ndihmuar që skuadra e tij, Gwangju, të shmangte humbjen.
Në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit korean, Gwangju barazoi 1-1 në udhëtim kundër Daegu.
Asani e kaloi Gwangjun në epërsi në minutën e 44-të, duke shënuar nga pika e bardhë.
Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për tri pikë të plota, pasi Bruno Lamas barazoi rezultatin në minutën e 67-të, po ashtu nga penalltia.
30-vjeçari Asani ka realizuar 13 gola dhe ka dhënë një asistim në 25 paraqitjet e tij këtë sezon.
Forma e mirë e Asanit ka bërë që trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ta ftojë atë për ndeshjet e ardhshme kundër Serbisë dhe Letonisë. /Telegrafi/